Akuzat për ryshfet, mblidhet FSHF

Nga Jetmir Halilaj
Pas katër ditësh të mbushura me akuza, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që të thyejë heshtjen në lidhje me "telenovelën" Shiba-Bushati duke bërë të ditur se gjatë ditëve të ardhëshme krerët e saj do të mblidhen për të diskutuar për këtë cështje. "Gjatë ditëve të ardhëshme drejtuesit e Federatës do të mblidhen për të diskutuar në lidhje me rastin e Henri Shibës, i cili ka bërë akuza të rënda në adresë të trajnerit të Kombëtares U-21 – ka thënë zëdhënësi për shtyp Lysjen Nurishmi – Kjo nuk është bërë e mundur deri tani sepse tekniku Bushati nuk ka qenë i pranishëm në Federatë, por gjithsesi gjërat do të zgjidhen gjatë ditëve të ardhëshme, kur Bushati të vijë në Federatë". Sipas zëdhënësit për këtë problem do të diskutohet me imtësi që nga përplasja e tyre me trajnerin Bushati në Turqi dhe deri në deklartatat e tyre tejet të ashpra në "Panorama Sport". "Nuk mund të thuhet asgjë paraprakisht për rastin Shiba, për më tepër që reagimi i trajnerit është bërë i ditur – ka thënë Nurishmi – I sigurtë është vetëm fakti që gjatë mbledhjes që do të bëjnë drejtuesit e Federatës me Artan Bushatin, cështja do të diskutohet me imtësi që nga origjina e saj, pra që nga konflikti i tyre në Turqi". Henri Shiba akuzoi drejtpërdrejt trajnerin e Shpresave Artan Bushati se i kishte kërkuar ppara për ta future në fushën e lojës. Nëpërmjet një e-mail-i të dërguar në redaksinë e "Panorama Sport", talenti që luan me të rinjtë e Rexhinës deklaroi se trajneri i kishte kërkuar para. "Një ditë para ndeshjes me ekipin turk, trajneri m'u drejtua në këtë mënyrë: ‘duhet të kontribuosh'. Mendova se kontributi im do të ishte fusha e gjelbër, ku unë do të shfaqja maksimumin tim, por kjo shprehje e z. Bushati, kishte tjetër kuptim. Kontributi nuk është talenti që vendet e tjera na e vlerësojnë edhe pse jemi "të huaj", por mbushja e xhepave të trajnerëve, që mesa duket, aftësinë e kanë armik". I menjëhershëm ishte reagimi i trajnerit Artan Bushati i cili deklaroi se kjo ishte pjellë e fantazisë të një lojtari të zhgënjyer nga mosaktivizimi si titullar. "Do ta denoncoj për shpifje dhe për fyerje të personit tim sepse deklaratat e tij janë të pavërteta dhe i konsideroj tërësisht të sajuara me qëllim që të dëmtojë imazhin tim", tha Bushati. Cela Babai i Henri Shibës përsëriti edhe njëherë se drejtuesit e Federatës nuk i kanë paguar biletën e udhëtimit djalit të tij për ndehsjen në Turqi. "E përsëris edhe njëherë se këto janë gënjeshtra me bisht – ka replikuar shefi i ekipeve Kombëtare – udhëtimi nga Tirana në Turqi dhe anasjelltas. Unë i thashë lojtareit që të udhëtonte direkt nga Rexho Kalabria për në Turqi, por ai donte të takonte të afërmit e tij këtu. Punë për të, por ia bëra të qartë se këto para do t'i paguante nga xhepi. I kujtoj Henrit dhe babait të tij se ky është institucion dhe funksionon sipas rregullave".