Trajneri i Kombëtares U-21, Bushti hedh në gjyq lojtarin

Nga Jetmir Halilaj
Trajneri i Kombëtares U-21, Artan Bushati do ta padisë futbollistin Henri Shiba për akuzat që i bëri një ditë më parë lojtari. "Do ta denoncoj për shpifje dhe për fyerje të personit tim sepse deklaratat e tij janë krejtëisht të pavërteta dhe i konsideroj tërësisdht të sajuara me qëllimin e vetëm që të dëmtojë imazhin tim – ka thënë Bushati - Lojtari ka gjetur mënyrën e gabuar për të shprehur mllefin e tij për mosaktivizimin që nga minuta e parë, por mua më duhet të zgjedh dhe këtë e bëj gjithmonë për të mirën e skuadrës. Unë e di që nuk mund të kënaqen të gjithë, sepse grupi është shumë i madh dhe në fushë hyjnë vetëm 11 lojtarë. Megjithatë me këtë punë tani do të merren organet juridike, të cilat shpresoj që ta zbradhin sa më shpejt të vërtetën". Henri Shiba, talenti shqiptar që luan me të rinjtë e skuadrës së Rexhinës deklaroi se trajneri i Shpersave të Shqipërisë i kishte kërkuar para për të future në fushën e lojës. "Një ditë para ndeshjes me ekipin turk, trajneri m'u drejtua në këtë mënyrë: ‘duhet të kontribuosh'. Mendova se kontributi im do të ishte fusha e gjelbër, ku unë do të shfaqja maksimumin tim, por kjo shprehje e z. Bushati, kishte tjetër kuptim. Ai më aktivizon në minutën e 80-të. Refuzova me bindje sepse ofendoi talentin tim, si dhe përpjekjet e mia në kilometra dhe buxhet. E pra, të luash me Kombëtaren duhet ‘të kontribuosh'. Kontributi nuk është talenti që vendet e tjera na e vlerësojnë edhe pse jemi "të huaj", por mbushja e xhepave të trajnerëve, që mesa duket, aftësinë e kanë armik", shkruante Shiba në letrën që dërgoi në redaksinë e "Panorama Sport" të premten në mbrëmje. "Do të këkroj dëmshpërblim për këtë ofendim të madh që më ka bërë – është shprehur Bushati – Fjalën ‘kontribut' ia kam thënë atij para gjithë skuadrës dhe këtë e kam bërë me qëllim që ai, por edhe të gjithë të tjerët të ndjenin peshën e fanelës dhe të bënin maksimumin e tyre në fushën e lojës. Vetëm kaq. Nuk më duket se këtu ka ndonjë gjë të keqe. Nëse ai mendon se duhet ët luajë patjetër si titullar, ky është problemi i tij dhe joi i mi". Udhëtimi Shefi i sektorit të ekipeve Kombëtare në Federatë, Besnik Cela, i është përgjigjur akuzave të futbollistit Henri Shiba, i cili ka thënë se nuk i janë paguar paratë e udhëtimit për në Turqi. "Futbollisti nuk është treguar i sinqertë kur ka thënë se nuk i është paguar udhëtimi për në Turqi - ka thënë Cela – Futbollisti mezi është liruar nga Rexhina për të marrë pjesë në këtë miqësore. Unë i thashë atij që të mos vinte në Tiranë, por të udhëtonte menjëherë nga Rexhio Kalabria drejt e në Stamboll sepse atje do të kryehej grumbullimi. I thashë gjithashtu se biletën vajtje-ardhje nga Italia në Turqi do t'ia paguante Federata. Lojtari këmbënguli se do të vinte në Tiranë më parë, e pastaj do të udhëtonte drejt Turqisë. Ia bëra të qartë që në fillim se udhëtimin nga Rexhio Kalabria deri në Tiranë do ta paguante vetë, ndërsa pjesën tjetër e kishte Federata. Ky është një rregull që funksionon për të gjithë. Ai nuk kishte pse të vinte në Tiranë kur grumbullimi bëhej në Turqi. Nëse ka dashur të takonte familjen e vet, atëherë paratë t'i paguajë nga xhepi, sepse edhe ne kemi disa rregulla për të respektuar dhe ato nuk mund t'i thyejmë sipas tekave të një lojtari".