Babai i Shibës: “Trajneri i U-21 më kërcënoi në cellular”

Nga Jetmir Halilaj
Babai i Henri Shibës ka reaguar menjëherë pas deklaratës së trajnerit Artan Bushati, i cili ka thënë se do ta hedhë në gjyq futbollistin për shpifje. Besim Shiba është shprehur se do t'i përgjigjet të gjitha veprimeve që do të ndërmarrë trajneri, madje ka shtuar se tekniku i Kombëtares U-21 e ka kërcënuar atë nëpërmjet telefonit, bisedë të cilën ai e ka të rregjisttruar. "Bushati është i lirë të bëjë cfarë të dojë dhe askush nuk e pengon atë që të ndërmarrë veprime juridike. Vetëm dua t'i kujtoj atij se edhe unë do t'i përgjigjem me të njëtën monedhë. Nëse ai do ta hedhë në gjyq Henrin, për mua nuk ka problem sepse im bir është në moshë madhore dhe e di vetë se cfarë bën. Por nëse ai përmend termat ofendim apo prishje imazhi, atëherë jam unë që duhet ta padis Bushatin, sepse sapo kishte marrë vesh për e-mail-in e djalit tim më telefonoi duke më kërcënuar e duke më thënë: Shiko se cfarë kam për të të bërë unë ty! Mbaje mend, kemi për të të djegur....Por unë nuk trembem nga të tilla kërcënime dhe ja thashë që në fillim ‘t'u bëftë pushka top'. E kam të gjithë bisedën të rregjistruar dhe nëse ai dëshiron që të më denoncojë, atëherë le ta bëjë, askush nuk e pengon". Paratë Besim Shiba, babai i talentit që luan me të rinjtë e Rexhinës, ka folur në lidhje me deklaratën e të birit, se trajneri i kishte kërkuar para. "Kjo është një temë që i përket Henrit, sepse ka qenë ai dhe jo unë në momentin që Bushati i ka thënë se duhet të kontribuosh. Megjithatë unë dua të shtoj dicka që mendoj se është për t'u marrë në konsideratë. Trajneri vetë e ka pranuar një gjë të tillë dhe nuk ka pse të ngrejë zërin sepse ka rënë brenda me këmbët e veta. Nëse ai i ka thënë se duhet të kontribuojë për Kombëtaren e më pas nuk e fut në fushën e lojës, atëherë ku ishte kontributi i Henrit në këtë mes. Tentoi ta fuste në fund të ndeshjes? Akoma më keq dhe ai e di mirë këtë sepse është trajner. Nëse ai ka dashur të fusë 10' minuta para përfundimit të ndeshjes duhet t'i përgjigjet edhe pyetjes se sa minuta i duhen një futbollisti për nxemje. Pra si do ta shikonte ky këtë futbollist që kishte udhëtuar për 3 mijë kilometra, kishte debatuar me klubin e tij vetëm e vetëm për të qenë në ndeshjen me Turqinë? Është më se e qartë që Bushati është tallur me Henri Shibën". Federata Babai i Henrit ka folur edhe në lidhje me paratë e udhëtimit. "Nuk m'u dhimbsën ato 180 euro që pagova udhëtimin e Henrit, sepse ai është djakli im dhe unë për atë do të bëja cdo gjë. Megjithatë dua t'i kujtoj shefit të ekipeve kombëtare, Besnik Cela se Henri u nis nga Peskara dhe jo nga Rexhio Kalabria. Cela e di shumë mirë se Henri ishte me skuadrën e tij atje për shkak të ndeshjes që kishin me vendasit dhe di po aq mirë faktin se nga Peskara nuk ka avionë drejt Turqisë. Kështu që nëse Henri erdhi në Tiranë më parë, këtë e bëri sepse kjo ishte rruga më e mirë dhe se do të kishte mundësi të udhëtonte me gjithë skuadrën. Megjithatë kjo nuk është ndonjë gjë e madhe". Shulku e Laze Për ngjarjen reaguan edhe zv.trajneri i Shpresave Ilir Shulku dhe presidenti i Elbasanit, Arben Laze, i cili ishte në stadium ditën e ndeshjes. "Ilir Shulku pretendon se ka qenë minuta e 73-të, por unë poi them se ka qenë e 79-ta. Nëse ai thotë se edhe 7" sekonda janë nder për një futbollist, unë jam plotësisht dakord me të, por edhe ai duhet të jetë i ndërgjegjshëm se kur një lojtar udhëton 3 mijë kilometra për të qenë në gatishmërinë e trajnerit, atëherë ai nuk mund të injorohet ashtu sic ndodhi me Henrin. Meqë Shulku ka ndërhyrë, unë po i bëj një pyetje atij: kishte shkuar në Turqi për ta fituar ndeshjen, apo për të provuar lojtarë. Unë isha në stadium dhe pashë se trajneri kundërshtar ndryshoi thuajse krejt skuadrën, ndërsa Bushati e Shulku bënë vetëm dy ndërrime, njërin prej të cilëve në minutën e 90-të, ku është futur Karapici me sa mbaj mend. Ndërsa për sa i përket Arben Lazes, presidentit të Elbasanit mund të them se për atë njeri kam shumë respekt. Ai është presidenti i skuadrës kampione në fuqi dhe nuk ka pikë dyshimi që është një person shumë i nderuar. Megjithatë unë do t'i kërkoja që të mos ndërhynte në këtë mes, sepse jam i bindur që ai nuk e di gjithë historinë e kësaj cështjeje. Edhe njëherë e përsëris se Laze gëzon respektin tim maksimal".