Akuza për ryshfet në Kombëtare

Nga Jetmir Halilaj
Bomba e radhës trondit FSHF-në. Henri Shiba, talenti shqiptar që luan me të rinjtë e Rexhinës ka akuzuar drejtpërdrejt trajnerin e Kombëtares U-21, Artan Bushati se ky i fundit i ka kërkuar para. Në e-mail-in që lojtari ka dërguar në redaksinë e "Panorama Sport" ka thënë hapur se tekniku i përfaqësueses i kishte kërkuar lekë që ta fuste në fushën e lojës. "Një ditë para ndeshjes me ekipin turk, trajneri m'u drejtua në këtë mënyrë: ‘duhet të kontribuosh'. Mendova se kontributi im do të ishte fusha e gjelbër, ku unë do të shfaqja maksimumin tim, por kjo shprehje e z. Bushati, kishte tjetër kuptim. Ai më aktivizon në minutën e 80-të. Refuzova me bindje sepse ofendoi talentin tim, si dhe përpjekjet e mia në kilometra dhe buxhet. E pra, të luash me Kombëtaren duhet ‘të kontribuosh'. Kontributi nuk është talenti që vendet e tjera na e vlerësojnë edhe pse jemi "të huaj", por mbushja e xhepave të trajnerëve, që mesa duket, aftësinë e kanë armik", shkruante Shiba në letrën e tij. Kjo nuk është përplasja e parë mes Shibës dhe teknikut Bushati. Disa muaj më parë babai i lojtarit, i cili kundërshatoi zgjedhjet e trajnerit duke thënë se ai nuk e grumbullonte Henrin me tendencë. Futbollisti kishte rezerva për mospërfshirjen e tij në skuadër nga Bushati dhe shpesh herë kontestimet e tij i shprehu hapur edhe në media. Në këto raste nuk mungoi kundërpërgjigja e teknikut, i cili replikoi duke thënë se ishte ai që i bënte zgjedhjet. Federata Henri Shiba nuk i ka kursyer kritikat edhe në adresë të drejtuesëve të Federatës. Ai ka thënë se FSHF i kishte premtuar se do ta paguante ajo biletën e udhëtimit deri në Turqi, por sipas futbollistit ka ndodhur krejt e kundërta. "Refuzova me bindje ftesën e trajnerit për të luajtur pas minutës së 80-të sepse ofendoi talentin tim, si dhe përpjekjet e mia në kilometra dhe buxhet. Kjo humbje e fundit erdhi pasi edhe biletën e udhëtimit, e cila m'u premtua nga Federata, e pagova personalisht vetë. Pagova 180 euro, për të cilat drejtuesit e FSHF-së deklaruan se do të m'i jepnin ata, por më pas më thanë se unë duhet t'i paguaja vetë", shkruante lojtari në e-mailin e tij. Lojtari tepër i indinjuar ka thënë se nuk do të luajë më me Kombëtaren, sepse sipas tij që të veshësh fanelën kuqezi duhet më parë ta blesh atë. "Lidhur me këtë fakt, unë heq dorë. Heq dorë nga fusha ku luan kombëtarja, pasi ajo më parë duhet blerë", ishte fjalia e fundit e shkrimit të tij. Henri Shiba është 18 vjec dhe luan me të rinjtë e skuadrës së Rexhinës. Ai luan në pozicionin e qendërsulmuesit dhe është një ndër futbollistët më të spikatur tek të rinjtë e klubit kalabrez. Shiba debutoi këtë vit me skuadrën e parë teksa luajti për 32' minuta me skuadrën e parë të Rexhinës në një ndeshje të vlefëshme për Kupën e Italisë.