Akuzat për shpifje, Apeli rrëzon padinë e Kuliçajt për Ballën

Gjykata e Apelit ka rrëzuar sot padinë e Zv.drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj ndaj deputetit socialist Tauland Balla për shpifje. Apeli e riktheu çështjen në Gjykatën e Tiranës për shkak të shkeljeve proçeduriale.
Pas dhënies së vendimit, deputeti socialist Balla deklaroi për mediat se i qëndron deklaratat e bëra kohë më parë për Kuliçajn. “Gjykata e Apelit rrëzoi një vendim absurd politik. I qëndroj deklaratave të mia fjalë për fjalë” theksoi Balla.
Zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj, paditi kohë më parë në gjykatë deputetin socialist Taulant Balla me akuzën e shpifjes.
Me anë të një kërkesë-padie të depozituar në Gjykatën e Tiranës, Kuliçaj ka kërkuar shpërblimin e dëmit moral që i është shkaktuar prej thënieve, sipas tij të pavërteta, të pohuara nga deputeti Balla në një konferencë për shtyp të datës 16 mars 2011. Bëhet fjalë për një deklaratë, ku emri i zëvendësdrejtorit Kuliçaj përmendet si i përfshirë në kontrabandën e naftës “Virgine”.