E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibër, punonin në një tunel, vdesin të asfiksuar 2 punonjës

Dy persona kanë gjetur vdekjen, teksa punonin për hapjen e një tuneli për ndërtimin e një hidrocentrali në Dibër.
 

Ngjarja ka ndodhur në komunën Selishtë ku dy punonjësit Nazmi Hida 40 vjeç dhe Qamil Shehu 50 vjeç kanë gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë.
 

Dyshohet se shkak për vdekjen e tyre mund të jenë gazrat të cilat janë çliruar gjatë hapjes së tunelit.
 

Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të vdekjes së dy punonjësve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›