E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, arrestohet 34-vjeçari, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi akuzohet për tentativë vrasje.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të një operacioni të ndërmarrë nga sektori i krimeve të rënda është arrestuar 34-vjeçari Denis Boci.
 

Sipas policisë Boci akuzohet se në vitin 2011 ka tentuar të vrasë 30-vjeçarin me inicialet F.Boku.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të 34-vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›