E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat per trafik organesh Dick Marty Emri i Thacit ne raportet e sherbimeve sekrete

Nuk mund të ndërtohet e ardhmja e Kosovës pa u ballafaquar me të kaluarën. Me këtë raport unë veproj jo kundër Kosovës, por për Kosovën dhe mbi të gjitha, për ata kosovarë, të cilët, më në fund, duan të jetojnë në një shtet juridik. Kështu u shpreh anëtari i Dhomës së Ulët të Parlamentit të Zvicrës, Dick Marty, në një intervistë dhënë gazetës zvicerane “NZZ am Sonntag”. 

Marty rreth akuzave ndaj ish-komandantit të UÇK-së dhe kryeministrit të tanishëm Hashim Thaçi për këto krime, thekson  se emri i tij përmendet në aq shumë raporte të shërbimeve sekrete dhe policore, sa është e pamundur të injorohet, ndërsa e konsideron normal reagimin e qeverisë ndaj akuzave të tij. Ai shton se “e gjithë kjo s’ka ndodhur në Kosovë, por në një lokalitet në Shqipëri, afër Tiranës dhe aeroportit. Të transportosh atje një veshkë dhe ta futësh në një frigorifer është më pak e komplikuar se ç’po thuhet”.

Në vërejtjen se mungojnë dëshmitë për akuzat që bën, ai përgjigjet se kështu është thënë edhe kur e ka publikuar raportin për burgjet sekrete të CIA-s. Sipas zvicerianit Dick Marty raporti përmban vende, data, emra të cilat tashëm duhet të hetohen nga një instancë juridike”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›