E Diel, 1 Nëntor 2026

Bundesliga Eintracht Frankfurt mposht Borussia Dortmund

Eintracht Frankfurt befason kryesuesit e Bundesligës Borussia Dortmund me një gol të vonë të Theofanis Gekas, duke i dhënë fund rekordit të fitoreve 100% në transfertë të Dortmund. Vendasit e kanë vënë nën presion kundërshtarin që në fillim, por Roman Weidenfeller është treguar i kujdesshëm. Eliminimi në Europa Ligë sic duket ka goditur moralin e Dortmund, që nuk arrin të konkretizojë mundësitë e paraqitura.

Sahin ndalet nga shtylla, ndërsa edhe Lucas Barrios nuk ka shënjestër të mirë. dhe kryesuesit dënohen 5 minuta nga fundi, kur krosimi i Jung ka mbërritur tek Gekas që i jep fitoren tre pikëshe Frankfurtit. Gjithsesi Borussia mban 10 pikët e avantazhit nga Mainz i vendit të dytë.

Në mes të tabelës Nuremburg thyen 3-1 Hanoverin. Miqtë kanë mbajtur nën presion Nuremburg, por janë detyruar të dorëzohen pas 27 minutash. Krosimi  i Ilkay Gundogan është devijuar në rrjetë nga Cherundolo. Nuremberg bën 2-0 pese minuta përpara fundit të pjesës së parë me Andreas Uolf.

Hanover shpreson pas 11 metërshit të realizuar nga Sergio Pinto, por Nuremburg siguron rezultatin me golin e shënuar nga Julian Schieber. Bayer Leverkusen humbet shansin të shkonte në pushimet dimërore në vendin e dytë, pas barazimit 2-2 në shtëpi me Freiburg.

Mesfushori kilian, Arturo Vidal, ka kaluar Leverkusen në avantazh me 11 metërsh në minutën e 16të, por Jan Rosenthal ka barazuar rezultatin vetëm 8 minuta më vonë. Gjërat për vendasit komplikohen më shumë kur Reisinger e kalon Freiburg përpara, në rastin e parë të vërtetë në pjesën e dyt.

Zëvendësuesi Patrick Helmes nxjerr Leverkusen nga telashet, duke qëndruar në kuotë të barabartë pikësh me Mainz në vendin e dytë. Fiton edhe Bayern Mynih, që shkatërron Stutgard 3-5, duke u ngjitur në vendin e 5 me 29 pikë.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›