Akuzat për trafik organesh, bllokohen hetuesit e KE-së
Tre hetues të Këshillit të Europës dhe shoqëruesit e tyre shqiptarë, janë bllokuar për rreth dy orë në fshatin Gurrë të rrethit të Matit. Përfaqësuesit e KE-së kanë tentuar të ushtrojnë kontroll, por pa u lejuar nga familjarët e Abdulla Katuçit, banesa e të cilëve që prej vitesh është lakuar nga serbët si një vend ku janë bërë transplante të organeve të ushtarëve dhe civilëve serbë nga UÇK-ja gjatë luftës në Kosovë. Ka qenë ora 12.20 e ditës së djeshme, kur dy makina me ngjyrë të zezë me targa të Tiranës, ku udhëtonin hetuesit e KE-së me në krye kryesuesin e misionit, senatorin zviceran, Dik Marti, dhe dy shqiptarë, ku mes tyre inspektori i zonës, kanë ndaluar para banesës së Katuçëve dhe kanë kërkuar nga i zoti i shtëpisë që të lejohen të ushtrojnë kontroll në banesën e dyshuar. Familjarët pretendojnë se u kanë kërkuar "mysafirëve të paftuar" dokumente identifikimi dhe në mungesë të tyre nuk kanë lejuar që ata të futen në kullë. Veç kësaj, ata kanë kërkuar që bashkë me hetuesit e huaj, të ishte një përfaqësues i organit të akuzës së rrethit ose nga Prokuroria e Përgjithshme. Me gjithë këmbënguljen e të huajve, Katuçët nuk kanë lëshuar pe. Ata kanë bllokuar për gati 2 orë makinat e përfaqësuesve të KE-së, pavarësisht ndërhyrjes së grupit të gatshëm të Komisariatit të Burrelit. Në këto kushte, hetuesit e Këshillit të Europës, të cilët udhëtonin me automjete të Ministrisë shqiptare të Drejtësisë, kanë qenë të detyruar të largohen nga fshati Gurrë dhe të kthehen në Tiranë, pa mundur të kryejnë misionin për të cilin ishin nisur.
Fshati Gurrë i rrethit të Matit, u bë i njohur pas akuzave të lëshuara nga ish-kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës për Krime Lufte, Karla del Ponte. Sipas saj, fshati i thellë malor, ka shërbyer si pikë grumbullimi e afro 300 ushtarëve dhe civilëve serbë, të cilët u zhdukën gjatë apo pas bombardimeve të vitit 1999. Ndërsa shtëpia e Adulla Katuçit është etiketuar në librin me kujtime të Del Pontes si "shtëpia e tmerreve", ku gjatë viteve 2002-2003 janë kryer transplante organesh për 300 ushtarë serbë, të kapur rob nga UÇK-ja. Akuzat e rënda të Del Pontes, të publikuara në librin "Gjuetia e Fundit", të publikuar në Itali, u konsideruan si të pabaza nga krerët kosovarë. Megjithatë, banesa e Abdulla Katuçit, u kontrollua nga një ekip investiguesish të huaj. Kanë qenë rreth 12 ekspertë, të cilët pasi nxorën të gjithë anëtarët e familjes Katuçi jashtë banesës për rreth 24 orë, kanë kontrolluar çdo cep të kullës në kërkim të gjurmëve të këtyre operacioneve. Në raportin e hetuesve të huaj nuk u dokumentua asnjë provë që të vërtetonte akuzat e lëshuara nga Del Ponte. Por me të gjitha faktet, qeveria serbe ka vijuar akuzat nga shqiptarët dhe ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor nga Komisioni Europian për trafik organesh të ushtarëve serbë gjatë luftës së Kosovës. I dërguari i Këshillit të Europës, senatori zviceran, Dik Marti, mbërriti ditët e para të muajit gusht në Tiranë, në cilësinë e kreut të misionit faktmbledhës mbi bazën e pretendimeve të ngritura nga Beogradi. Ai zhvilloi një takim kokë më kokë me ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, të cilit i ka kërkuar të informohet për legjislacionin shqiptar mbi hetimin e çështjes konkrete nga një grup hetuesish ndërkombëtarë. Vizita në Tiranë vinte pas takimit në Beograd, ku senatori ka takuar prokurorin serb të krimeve të luftës, Vladimir Vukçeviç, i cili mësohet se e ka vënë në dijeni senatorin mbi refuzimin e palës shqiptare të ekipit serb për hetimin e çështjes në Shqipëri.