Koçi: Nishani të dorëhiqet. Ceka të hetohet ngjarja
Ish-ministrat e Brendshëm, Petro Koçi dhe Neritan Ceka, kanë reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në qytetin e Durrësit, ku humbën jetën katër punonjës policie gjata kapjes së të kërkuarit Dritan Dajti. Reagimi i tyre është kritik ndaj mënyrës së organizimit të këtij operacioni, por ish-ministri Koçi shkon edhe më tej. Ai kërkon që ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, të japë dorëheqjen pas kësaj ngjarjeje të rëndë.
Reagimi i Koçit
Petro Koçi, i cili ka mbajtur në 1998-1999 postin e ish-ministrit të Brendshëm, ka theksuar dje se "është vendi për një reflektim politik nga drejtuesi i Ministrisë së Brendshme, i cili duhet të japë dorëheqjen". Ai sugjeron se duhet të ndërhyhet me masa të rrepta administrative ndaj përgjegjësve të këtij operacioni, i cili rezultoi i suksesshëm për kapjen e shumë të kërkuarit, por që u pagua shtrenjtë me humbjen e jetës së katër efektivave të Policisë së Shtetit. Ish-ministri Koçi e vlerëson këtë si një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur në vendin tonë që nga vitet 1997 e 1998, kur në Shqipëri, thekson ai, sundonte krimi dhe jo ligji, sundonin bandat dhe jo strukturat e policisë. Koçi është mjaft i ashpër dhe kritik në deklaratën e tij ndaj mënyrës së organizimit të operacionit prej strukturave të policisë dhe kërkon hetim të thellësishëm për të nxjerrë para ligjit të gjithë përgjegjësit e kësaj tragjedie të rëndë për strukturat e policisë. Ai thekson se duke u nisur nga të dhënat paraprake kemi të bëjmë me një operacion me mangësi të theksuara profesionale, që do të thotë që i gjithë organizimi dhe drejtimi i atij operacioni përmban përgjegjësi të mëdha, të cilat duhet identifikuar në radhë të parë brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në Ministrinë e Brendshme, por patjetër, thekson ai, edhe në procesin hetimor të Prokurorisë së Përgjithshme.
Reagimi i Cekës
Ashtu si ish-ministri i Brendshëm, Koço, hetim serioz të kësaj ngjarjeje të rëndë kërkon edhe ish-ministri tjetër i Brendshëm, Neritan Ceka. Ai thekson se duhet të nxirren mësime nga këto gabime, që kushtuan jetë njerëzish, pasi nuk duhet të shkohet në operacione të tilla pa pajisjet e duhura. Punonjësit e policisë, thekson Ceka, duhet të ishin pajisur nga strukturat e shtetit me jelek antiplumb, të cilët janë të përshtatshëm për periudhën e verës. Ish-ministri Ceka nuk e kërkon hapur dorëheqjen e ministrit Nishani apo të ndonjë drejtuesi tjetër të lartë të policisë, duke theksuar se më parë duhet të bëhet hetimi serioz i ngjarjes për të nxjerrë në pah përgjegjësit. Ceka thekson se për hetimin e kësaj ngjarjeje i takon Prokurorisë së Përgjithshme të caktojë modalitetet e nevojshme, po ashtu edhe vetë Ministrisë së Brendshme, nëse operacioni është zhvilluar sipas rregullave apo ka pasur edhe gabime. Ngjarja e 7 gushtit ka qenë një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura vitet e fundit, ku humbën jetën katër punonjës të Policisë së Shtetit, në përpjekjen e tyre për të kapur të shumëkërkuarin Dritan Dajti. Kjo ngjarje e rëndë i ka tronditur rëndë strukturat e Policisë së Shtetit dhe mbarë opinionin publik. Katër punonjësit e policisë, të cilët humbën jetën gjatë këtij operacioni, u shpallën nga Kryeministri "Dëshmorë të Atdheut" dhe iu bënë të gjitha nderet, duke u varrosur në varrezat e dëshmorëve. Që nga ajo ditë tashmë policia dhe prokurori janë përfshirë në hetim të kësaj ngjarjeje, nëse ishte një gabim në mënyrën e organizimit, apo ka pasur ndonjë rrjedhje informacioni.
Nderimi për katër policët e vrarë
Katër punonjësit e policisë, të cilët humbën jetën gjatë operacionit të zhvilluar ditën e premte në Durrës për kapjen e të shumëkërkuarit Dritan Dajti, janë shpallur nga Kryeministri "Dëshmorë të Atdheut". Atyre u janë bërë të gjitha nderimet e duhura dhe trupat e tyre prehen në varrezat e dëshmorëve në Tiranë. Për nder të tyre, ditën e shtunë flamuri u ul në gjysmështizë, u mbajt një minutë heshtje dhe u ndaluan të gjitha aktivitete kulturore e publike.