E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavajë/ Aksident, tre të vdekur, një i plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka në Kavajë ku të vdekur kanë mbetur tre persona ndërsa një tjetër është plagosur. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Kavajë-Plepa, pranë Qerretit. Sipas informacioneve të para një makinë me targa greke është përplasur me një autobot uji. Për pasojë kanë mbetur të vdekur tre personat që udhëtonin në autoveturë dhe është plagosur personi i katërt që udhëtonte me ta.
Mësohet se viktimat janë Fationa Alliu, 27 vjeçe, Çelik Dashi, 31 vjeç i cili ishte dhe drejtues i mjetit, si edhe është plagosur Fatmir Alliu. Ende nuk është identifikuar një nga viktimat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›