E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaos te Zenit, Mançini pasardhës i Advokat?

Pas 17 javëve kampionat, Zenit St. Petersburg renditet vetëm në vendin e 7-të në kampionatin rus, me 10 pikë më pak se kryesuesja Rubin Kazan. Një situatë që nuk u ka pëlqyer drejtuesve të klubit: ata kanë larguar nga detyra trajnerin Dik Advokat. Holandezi do të ishte larguar në nëntor, pasi në vitin 2010 do të marrë drejtimin e përfaqësueses belge. "Për fat të keq, që prej momentit kur Advokat vendosi të bëhet trajner i Belgjikës (në qershor), rezultatet e Zenitit janë përkeqësuar. Klubi dhe tifozët nuk mund të jenë të kënaqur me klasifikimin aktual", citohej në një deklaratë për shtyp. Pas humbjes 2-0 në shtëpi me Tomskun, drejtuesit prishën marrëveshjen me Advokat dhe në krye të skuadrës u emërua përkohësisht trajneri i të rinjve, Anatoli Davidov. Pasardhësi i vërtetë i "tulipanit" mund të jetë Roberto Mançini, i cili do të rikthehej aktiv pas një viti pa punë. Mediat ruse theksojnë se ndërmjet klubit dhe ish-trajnerit të Interit kanë filluar negociatat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›