E Diel, 1 Nëntor 2026

Pelegrini: Reali do të jetë skuadra më e mirë

Manuel Pelegrini deklaron se po punon që ta shndërrojë Realin e Madridit në skuadrën më të mirë në botë. Drejtuesi i stolit "merengue" mendon se me lojtarët që ka në dispozicion, ky objektiv mund të realizohet. Trajneri nga Kili u emërua në "Santiago Bernabeu" në fillim të verës dhe u mbështet financiarisht nga presidenti Florentino Perez, i cili bleu Kakanë, Kristiano Ronaldon, Benzema, Albiol e Ksabi Alonson. Synimi i madrilenëve është të rivalizojnë Barcelonën në garën për trofetë më të rëndësishëm. "Po punojmë shumë për ta shndërruar këtë skuadër në më të mirën në botë", tha Pelegrini. "Falë kombinimit të cilësive të lojtarëve që ishin pjesë e skuadrës dhe atyre që u afruan gjatë verës, do të luftojmë të fitojmë gjithçka. Shpresoj se do të vazhdojmë të përmirësohemi. Skuadra është përshtatur mirë me metodat e mia, megjithatë kemi ende edhe shumë punë. Duhet t‘i shfrytëzojmë maksimalisht ditët e fundit të përgatitjeve".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›