Lutaj: Parlamenti të hetojë veprimet e Policisë së Shtetit
Partia Socialiste hedh idenë e një komisioni hetimor parlamentar për ngjarjen e Durrësit, ku u vranë katër punonjës të Policisë së Shtetit nga i shumëkërkuari Dritan Dajti. Deputeti i kësaj partie, Piro Lutaj, deklaroi dje se do u kërkojë strukturave të partisë së tij që të kërkojnë në Parlament krijimin e një komisioni hetimor që do të ketë si objekt hetimin e të gjithë veprimtarisë së ndjekur nga Policia e Shtetit në këtë rast, por edhe për disa raste të tjera të rënda.
"Në konstituimin e Parlamentit të ri, unë si deputet i PS-së do të kërkoj nga kolegët e mi dhe nga strukturat e partisë përfshirjen në objektin e punës së Parlamentit edhe krijimin e një komisioni hetimor për të verifikuar veprimtarinë e Policisë së Shtetit, në mënyrë të veçantë në këto dy-tri ngjarje të kohëve të fundit", deklaroi Lutaj. Duke bërë një skaner të situatës dhe krimeve të ndodhura në muajt e fundit, Lutaj kërkoi që strukturat e qeverisë, përfshi këtu vetë Kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm duhet të bëjnë një analizë për të parë se si është situata e kriminalitetit në vend. Deputeti socialist përmendi ngjarjen e vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi, i cili, sipas tij, ka tre muaj që është vrarë dhe nuk është zbardhur ende. "Kemi tre muaj që është ndarë nga jeta ish-deputeti i PS-së, Fatmir Xhindi, dhe nuk flitet asnjë ngjarje për të. Nuk janë të rastësishme ngjarjet e rënda që kanë ndodhur. Janë qytetarë në mes të qytetit, janë vrarë funksionarë të lartë të shtetit, u plagos anëtari i Gjykatës së Lartë dhe nuk kemi sot asnjë pistë për zbulimin e autorit. Unë mendoj që është momenti, pavarësisht se është periudhë pushimesh, që qeveria, Kryeministri, ministri të bëjnë një analizë të kësaj gjendjeje të rëndë", tha ai.
Sakaq, PS-ja ka kërkuar disa orë pas ngjarjes zbardhjen e saj nga ana e Prokurorisë shqiptare. Në një reagim të kreut të PS-së, Edi Rama, ngjarja u cilësua si akt barbarie. Kryetari i Partisë Socialiste theksoi se ngjarje të tilla kaq ekstreme nxjerrin në pah dobësitë po kaq ekstreme të një pushteti të kalbur nga korrupsioni dhe të kthyer thjesht në funksion të qëllimeve dhe të nevojave të oborrit familjar e klanor që sundon Shqipërinë jashtë vullnetit të lirë të popullit shqiptar. Ndërsa ish-ministri i Brendshëm, Stefan Çipa, e vlerësoi si të nxituar, të pamenduar mirë dhe një keqpërdorim i forcave të Policisë së Shtetit ngjarjen e Durrësit. Ish-deputeti socialist është shprehur se ka një përgjegjësi politike, e cila nis që nga Kryeministri, ministri i Brendshëm dhe të gjitha nivelet e drejtuesve që vijnë më pas. "Për mua është një ndërhyje e pamenduar mirë, në kohën dhe vendin e gabuar. Nuk është normale që të kërkosh të kapësh një të shumëkërkuar në plazh në kulmin e qarkullimit. Ndaj them që është plan i pamenduar mirë. Është tragjike që të humbasësh jetën e katër punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të mos harrojmë se bilanci bëhet edhe më tragjik kur i shton këtu edhe viktimat e Kukësit disa muaj më parë. U bënë gjashtë punonjës të policisë që humbin jetën brenda disa muajsh", është shprehur Çipa.