E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat per trafik organesh ndaj Thacit. Haxhinasto therret ambasadoren zvicerane

Zvicra distancohet nga deklaratat e Karla Del Pontes, perfaqesues se saj diplomatike ne Argjentine e cila vijon te akuzoje Kosoven per trafikim organesh. Menjehere pas deklaratave te ish- kryeprokurores se Hages, Del Ponte ne nje interviste per Europanews qe perserit akuzat e saj per kreret kosovare per trafikim organesh, diplomacia shqiptare kerkon sqarim nga Zvicra per deklaratat e perfaqesues se saj diplomatike ne Argjentine.

Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, thirri në një takim me ambasadoren e Zvicrës, znj. Ivana Enzler, lidhur me deklarimin e znj. Karla Del Ponte, mbi raportin e Dick Marty për trafikimin e organeve në Kosovë.

Ministri Haxhinasto i tha ambasadores zvicerane se deklaratat e zonjës Del Ponte janë të papranueshme dhe shtrembërojnë realitetin në të cilin janë zhvilluar hetimet në vitin 2003 për akuzat për trafikim të organeve njerëzore, të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë.

Në përgjigje, “ambasadorja zvicerane siguroi ministrin Haxhinasto se pikëpamjet e shprehura nga znj. Del Ponte në intervistën për Euronews janë pikëpamjet e saj personale dhe nuk shprehin aspak qëndirmin apo pikëpamjet e qeverisë së Zvicrës” thuhet ne njoftimin zyrtar te dikasterit te diplomacise shqiptare, per takimin qe eshte mbajtur larg pranise se medias.

Azhornuar së fundi ( e shtunë , 18 dhjetor 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›