Akuzat për trafik, shkarkohet kryekomunari i Kolshit
Tiranë- Këshilli i Ministrave ka vendosur sot shkarkimin nga detyra të kryetarit të komunës së Kolshit në Kukës, Abedin Oruçi, pas ndalimit të tij në akuzën e favorizimit të prostitucionit.
Shkarkimi nga detyra është bërë pas propozimit të ministrit të Brendshëm drejtuar qeverisë, në bazë të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
“Këshilli i Ministrave vendosi që Abedin Oruçi, kryetar i komunës Kolsh, shkarkohet nga kjo detyrë, për shkelje të rënda ligjore”- u vendos sot në mbledhjen e qeverisë.