Vlorë, pranga 50-vjeçarit për falsifikim
Vlorë- Një person akuzon persona të tjerë për përdorim të dokumenteve të falsifikuara, por përfundon në pranga për dëshmi të rreme.
Sipas burimeve të policisë së Vlorës sot është ndaluar një 50-vjeçar nga Tirana me banim në Vlorë. “Shtetasi Gëzim Braka është ndaluar në zbatim të vendimit të Gjykatës së Vlorës”- thanë burimet policore.
Sipas prokurorisë, 50-vjeçari ka depozituar pranë saj një kallëzim penal ndaj personave të tjerë, të cilët sipas tij kishin përfituar përmes falsifikimit, duke dëmtuar ekonomikisht atë.
Pas kallëzimit, prokuroria ka hapur çështjen dhe ka parë se falsifikimin e ka bërë vetë 50-vjeçari. Mbi të tashmë rëndon akuza e falsifikimit të dokumenteve dhe kallëzimit të rremë.