Akuzat për trukim, përçahen tifozët
Akuzat për trukim ndeshjesh ndaj disa lojtarëve të skuadrës së tyre ka sjellë tension në kampin fierak. Drejtuesit e klubit pretendojnë se kanë të bëjnë me shitblerje ndeshjesh, ndërkohë që tifozët fierakë tashmë janë ndarë në dy kampe, një që beson në thëniet e drejtuesve të sportit fierak dhe pjesa tjetër e cila nuk beson në një variant të tillë dhe shprehet se kemi të bëjmë me grintën e duhur sportive e shpirtin e lartë të garës që i ka karakterizuar lojtarët në ndeshjet e para të kampionatit. Kjo ka sjellë përçarjen e sportdashësve dhe tifozëve të Apolonisë, të cilët mund të çojnë deri në stadium në ndeshjen e radhës kundërshtitë ndaj njëri-tjetrit.