E Diel, 1 Nëntor 2026

Bastet, hiqet nga kuotimi Superliga

 Ngjarjet e fundit që kanë shpërthyer në Fier dhe në Shkodër lidhur me trukim të mundshëm të ndeshjeve të kampionatit shqiptar kanë çuar disa kompani bastesh që të mos kuotojnë më ndeshjet e Superligës. Kështu EUROBET ka konfirmuar se nuk do të kuotojë më në javët në vazhdim ndeshjet e Kategorisë Superiore. Frika e një trukimi të mundshëm mund të lërë në pit-stop Superligën edhe nga kompanitë e tjera që kanë lejuar deri javën e kaluar vënien bast për ndeshjet e këtij kampionati. Aktualisht nën akuzë janë takimet Flamurtari-Apolonia (2-0) dhe Vllaznia-Laçi (1-2), ndeshje këto që janë kontestuar dhe konsideruar si të trukuara nga vetë drejtuesit e Vllaznisë dhe të Apolonisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›