E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i armeve Shqperi-Kosove ne pranga 52 vjecari

Policia ka zbuluar një linjë të trafikut të armëve nga Kosova, ndërsa në pranga ka rënë korrieri 52-vjeçar. Zbulimi i linjës së trafikut është bërë në pikën e kalimit kufitar të Morinës, kur në automjetin e mirditorit Pjetër Vokrri, janë sekuestruar 9 pistoleta, nga të cilat 4 të tipit Berreta dhe 5 më të vogla, Minibloë. 
Burimet policore thanë se ka dyshime se bëhet fjalë për të njëjtën linjë me 3800 fishekët e skuestruara një muaj më parë, të cilët trafikoheshin nga Shqipëria në drejtim të Kosovës.
Vokrri është marrë në pyetje nga oficerë të antikrimit të organizuar të policisë dhe prokurorë të krimeve të rënda, ku ka mohuar se i kishte armët për t’i trafikuar. Gjithsesi pretendimet e tij nuk i kanë bindur prokuorët të cilët kanë ngritur akuzën e trafikimit të armëve dhe municioneve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›