Akuzë për korrupsion, ish-kreut të ndarjes së tokave në Kashar e Bërxull
TIRANE - Ish-kryetari i komisionit të Ndarjes së Tokave në Kashar dhe Bërxull, nga viti 1992-1998, merret i pandehur për tjetërsim të trojeve dhe pronave në këtë zonë.
Muhamet Haka rreth 45 vjeç, banues në Bërxull, është marrë nga policia e Tiranës në cilësinë e të pandehurit për abuzime me trojet dhe pronat në zonën e Kasharit dhe të Bërxullit. Lajmi është bërë i ditur për gazetën “Panorama”, nga burime të policisë së kryeqytetit të cilët kanë pohuar se hetimi është kryer në bashkëpunim me zyrën e Task- Forcës, në Prokurorinë e kryeqytetit. Të njëjtat burime pohuan se, veprimet hetimore të kryera nga policia kanë pasur të bëjnë më tepër me mbledhjen dhe zbardhjen e mënyrës së dhënies dhe shpërndarjes së titujve të pronësisë në fshatrat e komunës së Kasharit dhe të Bërxullit, gjatë viteve 1992-1998. Pikërisht kjo kohë ka qenë edhe më e ngarkuar me procesin e ndarjes së tokës sipas ligjit nr. 7501 të vitit 1991. Hetimi i kryer nga policia në historinë e abuzimeve të Kasharit, ka zbuluar se në këtë aferë kanë qenë të përfshirë një numër i konsiderueshëm personash, disa prej të cilëve edhe zyrtarë të pushtetit vendor. Zyra e Antikorrupsionit ka nisur procedimin penal për ish-kryetarin e komisionit të Ndarjes së Tokave në Kashar e Bërxull, për tjetërsimin e trojeve pas marrjes së informacioneve për abuzime dhe korrupsion në këtë proces. Nga hetimi i kryer prej oficerëve të Antikorrupsionit dhe të zyrës Task-Force, janë zbuluar abuzime në drejtim të falsifikimit të dokumenteve, të titujve të pronësisë dhe veprime të tjera të paligjshme. Burime të grupit hetimor bënë të ditur gjatë ditës së djeshme se, hetimi ka zgjatur më tepër se tre muaj dhe gjatë kësaj kohe është zbardhur sipas tyre edhe falsifikimi i dokumenteve të ndryshme të pronësisë për dhjetëra prona në këtë zonë. Ato i janë referuar prokurorisë, për “falsifikimin të dokumenteve, tjetërsim të trojeve dhe pasurisë, fshehjen e dokumenteve në bashkëpunim, apo zhdukjen e origjinës së tyre për periudhën 1992-1998”. Deri më tani, sipas policisë nën hetim është marrë ish-kreu i komisionit të Ndarjes së Tokës, Muhamet Haka.