Kakome, KRRT miraton lejen e ndërtimit
Miratohet për herë të dytë nga KRRT-ja e Vlorës ndërtimi i fshatit turistik në Kakome.
VLORE/ QEMAL BIRAKU
Pas 6 muajsh, këshilli është mbledhur, duke i dhënë rrugë kërkesave për leje ndërtimi apo sheshesh në qark. Pika më e debatueshme ka qenë zgjatja e lejes së ndërtimit për firmën "Riviera", me operator "Club Mediterrane". Ndonëse, ajo e mori lejen nga KRRT-ja e më pas KRRTRSH-ja vitin e shkuar, dështoi në nisjen e punimeve muaj më parë, si pasojë e problemeve që hasi me banorët e zonës. Por, ende nuk dihet nëse do të ketë një marrëveshje të shpejtë me ta, pasi vetë kryetari i komunës së Lukovës, Vladimir Kumi, anëtar i KRRT-së votoi kundër miratimit të lejes. Sipas tij, pa u zgjidhur shqetësimi i banorëve në lidhje me pronat e tyre, nuk duhet të ketë punime për fshatin turistik. Votën kundër dha dhe kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollani, si dhe kreu i qarkut, Agron Sharra, të cilët ndryshe nga Kumi nuk dhanë shpjegime mbi vendimin e tyre.
Këshilli i Rregullimit të Territorit në Vlorë u mblodh pas një shtyrje të gjatë, e justifikuar nga kryetari i qarkut si vonesë për shkak se nuk plotësohej numri i anëtarëve. Gjatë ditës së djeshme u shqyrtuan dhjetëra dosje, si ndërtime të ndryshme, objekte apo studime shtetërore dhe ndërtimi i pikave të kompanive celularë në zona ndryshme të Qarkut të Vlorës. Sipas rendit të ditës, është trajtuar dhe dosja e shumëpërfolur e ndërtimit të fshatit turistik në Kakome për zgjatjen e kohës së lejes së ndërtimit të fshatit turistik, i përfshirë në projektin dhe planin e zhvillimit të zonës bregdetare të jugut. Në bazë të studimit të kësaj zone, nuk do të lejohen ndërtime 100 metra nga bregu i detit, jo ndërtime në zona të gjelbëruara, në zona që paraqitin dëmtim të tokës, ku parashikohen rrëshqitje për shkak të erozionit. Në këtë studim është parashikuar mbrojtja e burimeve ujore, mbrojtja e mjedisit përreth si në det ashtu dhe në tokë, etj. Çështja e fshatit në Kakome pa edhe rrugën e gjykatës, derisa vendimi i saj i dha të drejtën shtetit të jetë pronar i tokës ku do të bëhet ndërtimi. Pas këtij vendimi doli i nevojshëm rinovimi i lejes së ndërtimit në KRRT-në e qarkut.
Leja e parë e ndërtimit të fshatit turistik është miratuar nga KRRT-ja e qarkut, si dhe nga KRRTRSH që në qershorin e kaluar. Gjatë diskutimit të kësaj pike ka pasur debate midis anëtarëve të KRRT-së, por votat e 7 anëtarëve të saj kanë triumfuar ndaj 3 votave kundër të Kumit, Bollanos dhe Sharrës. Në mbledhjen e djeshme u shqyrtua plani i zhvillimit të zonës bregdetare të jugut, studimi urbanistik për zhvillimin e turizmit dhe mbrojtjen e bregut në hapësirën bregdetare derdhja e Vjosës-laguna e Nartës, sheshe ndërtimi etj.