Akuzë për vrasje Pinarit e Delijorgjit
Prokuroria e Përgji-thshme shton akuzat ndaj tre të arrestuarve për tragjedinë e Gërdecit të cilët tashmë rrezikojnë bugun e përjetshëm.
Trazhgim Sokolaj
Grupi i prokurorëve që po heton tragjedinë e 15 marsit 2008, u komunikoi dje në burgun 313 në Tiranë, akuzat e "vrasjes në rrethana të cilësuara", dhe "kryerjes së veprimeve që vënë në rrezik jetën e shumë personave" tre të arrestuarve, Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli. Këtyre tre personave të prangosur që më datë 18 mars 2008, tre ditë pas ngjarjes së Gërdecit, dje u është komunikuar zyrtarisht se, janë të pandehur për akuzën e "shkeljes së rregullave mbi trajtimin e lëndëve plasëse", vepër penale për të cilën ata kanë qenë në hetim deri dje rreth mesditës. Ish-drejtorit të ndërmarrjes MEICO Ylli Pinari, i është komunikuar edhe akuza e "shpërdorimit të detyrës", veç veprave penale që i adresohen atij për "vrasje në rrethana të cilësuara" dhe "shkelje të rregullave mbi trajtimin e lëndëve plasëse" në bashkëpunim me Mihal Delijorgjin, president i kompanisë "Alba Demil", blerës i municioneve e pronar i fabrikës së çmontimit dhe Dritan Minxollin, ish-drejtor i punishtes së çmontimit të predhave e municioneve të lehta në Gërdec, në cilësinë e mbikëqyrjes së kushteve të punës.
Akuza për vrasje
Prokuroria e Përgjithshme tha se gjatë hetimeve të kryera, ka provuar se tre të arrestuarit Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, janë shkaktarët direkt të shpërthimeve të fuqishme që ndodhën në Gërdec, mesditën e 15 marsit 2008. Tragjedia ndodhi për shkak të çmontimit të municioneve tërësisht në shkelje të rregullave ushtarake të sigurisë. Verifikimi në spitale, në morg dhe raportet e autopsisë, konfirmuan se prej kësaj ngjarje humbën jetën 26 persona, u plagosën rëndë 11 të tjerë, pësuan plagosje të lehtë 31 persona dhe 260 të tjerë morën dëmtime të natyrës më të lehtë. Pikërisht mbi këtë fakt, Prokuroria ka ngritur akuzën e "vrasjes në rrethana të cilësuara" në dëm të 26 personave, ndaj Ylli Pinarit, Mihal Delijorgjit dhe Dritan Minxollit. Me shkeljen e rregullave të trajtimit të predhave dhe municionit, gjatë çmontimit të tyre, tre të arrestuarit akuzohen se kanë vrarë 26 persona dhe kanë shkaktuar dëmtime materiale që kapin vlerën e 20 milionë eurove. Për pasojë të shkeljes së rregullave të trajtimit të municioneve dhe abuzimeve të tjera që kanë shoqëruar shitjen e municioneve nga ndërmarrja MEICO tek kompania "Alba Demil" për çmontim në Gërdec, Ylli Pinarit i është komunikuar akuza e "shpërdorimit të detyrës", në cilësinë e drejtorit të ndërmarrjes shtetërore të import-eksportit të armëve, MEICO.
Prokurorët në burg
Grupi i prokurorëve të dosjes "Gërdeci" ka qëndruar dje për më tepër se dy orë në qelitë e burgut 313 në Tiranë, ku mbahen të izoluar Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli. Në prani të avokatëve të secilit prej të arrestuarve, prokurorët u kanë komunikuar atyre me radhë akuzat e reja që janë ngritur ndaj ture. I pari që është thirrur në dhomën e vizitave në burgun 313 ka qenë Ylli Pinari, të cilit zyrtarisht i është thënë nga prokurorët se është i pandehur për "vrasje në rrethana të cilësuara", "shkelje të rregullave për trajtimin e lëndëve plasëse dhe radioaktive" dhe "shpërdorim detyre" në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të ndërmarrjes MEICO. I dyti që është thirrur në dhomën e vizitave të burgut 313 ka qenë Mihal Delijorgji, të cilit iu komunikuan akuzat "vrasje në rrethana të cilësuara në bashkëpunim" dhe "shkelje e rregullave për trajtimin e lëndëve plasëse dhe radioaktive". Dritan Minxolli është thirrur më pas dhe atij i janë komunikuar të njëjtat akuza që dyshohet ti ketë kryer në bashkëpunim me punëdhënësin e tij Mihal Delijorgji dhe me drejtorin e MEICO-s Ylli Pinari.
Dosja “Gërdeci”
Të arrestuar
Ylli Pinari, 55 vjeç
Mihal Delijorgji, 42 vjeç
Dritan Minxolli, 30 vjeç
Akuzat
"Vrasje në rrethana të cilësuara"
"Kryerje e veprimeve që vënë në rrezik jetën e shumë personave"
"Shkelje e rregullave të sigurisë mbi lëndët plasëse e radioaktive"
Ylli Pinari
"Shpërdorim detyre"