E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maxhoranca rrëzon nismën për minatorët

Qeveria rrëzoi dje nismën e opozitës për trajtim të posaçëm të minatorëve, duke e cilësuar si jo të drejtë skemën e propozuar. 

Nisma e opozitës mori 42 vota pro, ndërsa 57 ishin kundër dhe 11 abstenuan. Mustafaj, Ujka dhe Ngjela abstenuan në këtë votim. Nisma e deputetëve të opozitës në nismën e kryesisht në projektligjin "Për një shtesë në ligjin nr. 8685, datë 9.11.2000, "Për trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë", të ndryshuar", ku kërkohet një shtesë prej 1 milion usd për një kategori personash. Ministri i Financave, Ridvan Bode e cilësoi si propozim elektoral, që ka motive vetëm për përfitime politike dhe se skema e re e pensioneve do të sjellë ndryshimin e përfitimit. Ndërsa socialistët e kanë cilësuar të dëmshme qëndrimin e mbajtur nga ana e ministrit, duke deklaruar se "kjo gjë bëhet vetëm për një kategori të caktuar personash dhe se nuk ka ndonjë ndikim në buxhetin e shtetit. Ministri Bode ftoi deputetët të tërhiqnin nismën, por një gjë e tillë u kontestua nga ana e socialistit Braçe. Deputeti i LSI, Neranxi u shpreh pro kësaj nisme. "Minatorët e meritojnë një trajtim njerëzor për kontributin që kanë dhënë në ekonominë shqiptare pavarësisht nga sistemi në të cilin ata kanë punuar". b.h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›