Tre skulptura të Genti Tavanxhiut ekspozohen në sheshet e Italisë
Tre punime të reja të artistit shqiptar Genti Tavanxhiu mund të vizitohen këto ditë në tre sheshe të ndryshme të Italisë. Me këto punë shihet qartë kërkesa e vazhdueshme e këtij talenti të ri si dhe shumëllojshmëria e skulpturave të tij, si në formë ashtu dhe në përmbajtje. Genti Tavanxhiu ishte pjesëmarres në 3 aktivitete kulturore në Itali. Aktiviteti i parë ishte “20 Eventi”, ku përveç studentëve të arteve pamore të shkollës “Rustin” të Oxfordit dhe profesionistëve nga e gjithë Italia, të cilët i dhanë jetë instalacioneve të artit kontemporan në sheshet e Fara Sabina, Toffia e Poggio Moiano, ftoi të gjithë publikun të ndiqte nga afër edhe simpoziumin e parë të sculptures, i cili u zhvillua nga data 9 deri më 18 maj në bashkinë e Posticioles. 3 skulptorët modeluan 3 blloqe travertino, që më pas u vendosën në sheshet e 3 qyteteve përreth. Punimi i skulptorit Genti Tavanxhiu i titulluar “Passaggio”, me lartësi 1m e 50cm, një këmbë gjigante që përmban një peshë të stërmadhe, u vendos në oborrin e teatrit antik të Poggio Moianos, duke shënuar vendin, qendër të dokumentimit të kalimit të kulturave të ndryshme. Një masë e mbushur materiale e punuar dhe e modeluar deri sa bëhet një linjë e butë, e ëmbël dhe domethënëse. Brishtësia e saj, shpesh naive, ëmbëlsia, është e mbrojtur nga shtresëzimi i dendur i gdhendjes së vazhdueshme dhe të lodhshme të skulptorit, që filtron mesazhin e dukshëm duke i bashkangjitur fjalës emocionin e ndjeshmërisë. Me këtë punim Genti Tavanxhiu dëshiron të na shoqërojë nëpërmjet udhëtimeve të tij që shpeshherë janë të shkurtra, siç është spostimi nga një vend në një tjëtër të afërt apo të largët, si udhëtimi i fundët që artisti bëri drejt Dubait. “Çizmet” e tij, janë si gjurme të vendosura gjatë udhëtimit të tij, një gjurmë e të qenit të tij në një vend, i vetëdijshëm për faktin që në këtë botë moderne jemi më shumë afër njëri-tjetrit nga ajo që mund të mendohet duke u munduar gjithmonë të ruajmë identitetin tonë. Aktiviteti i dytë ishte Rassegna e artit kontamporan “SpazioArte”, e cila u zhvillua nga 1-14 qershor në bashkinë e Casteldilagos (Terni).
Edhe në këtë aktivitet perveç instalacioneve të ndryshme të realizuar nga artistet umbriane, ishin edhe 3 artistë ndërkombëtarë që realizuan 3 skulptura në gur travertino për bashkine e këtij qyteti. Tema e simpoziumit të skulpturës ishte “guri e uji”. Genti realizoi punimin e tij “Lule – burim” me lartësi 1m e 70cm . Me këtë punim artisti trajton ujin, si burim i domosdoshëm jetese për çdo qenie të gjallë. Në këtë rast, ai e bën duke mbledhur kthjelltësine e elementit me pastertinë e një lulejë, e realizuar me mjeshtëri me forma te përdredhura por te thjeshta, duke përmbledhur me qëllim procesin natyror mes ujit dhe jetës që, përjetësisht, riprodhohet në forma të pafundme që i dhurojnë krijimit një bukuri të cilën mund ta shijojmë përditë.
Aktiviteti i tretë ishte edicioni i 14-të i simpoziumit të skulpturës ”Scogliera viva” në Caorle (Venezia), ku artistët tashmë i kanë dhënë bregdetit të këtij qyteti pamjen e nje muzeu kontemporan. 5 artistët e ftuar në këtë aktivitet punuan skulpturat e tyre në gurët e vendosur buzë detit, në shëtitoren e cila përfundon me kishën e “madonës së ëngjëjve” dhe farit të këtij qyteti. “Scogliera viva” është rezultati i shumë artistëve me famë botërore që në këtë vend i ngjitur me tokë, ujë e qiell, kanë lënë gjurmët e tyre të paheqshme, duke prekur shpirtin e qindra e mijëra turistëve që vijnë të admirojnë bukuritë e këtij qyteti. Ndërhyrja që bëri Genti në këto gurë me bazë rreth 1m, që shoqërojne këtë shëtitore ishte ironike. Skulptura e tij i dedikohet farit, si një zjarr sinjalizimi që me vite ka shoqëruar detarët në rrugën e tyre të kthimit për në shtëpi. Fari, dëshmitar plurimilenar në botën e detarëve, për mua, këtu në Caorle, kryen një esencë subjektive dhe si të gjithë qëniet njerëzore, edhe ai ka nevojë te çlodhet e të mbështetet gjëkundi.
25 Korrik 2008