E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shkaktuan shpërthimet që vranë 26 persona”

"Me veprimet dhe mosveprimet e tyre, Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli, kanë sjellë kushtet në të cilat ndodhën shpërthimet në fabrikën e çmontimit në Gërdec. 

Këto shpërthime shkaktuan vrasjen e 26 personave dhe vunë në rrezik jetën e qindra të tjerëve", janë shprehur dje, burimet nga Prokuroria e Përgjithshme në Tiranë. Sipas saj, me akuzat e reja që u janë shtuar tre të arrestuarve për tragjdinë e Gërdecit, nëse shpallen fajtorë nga gjykata ata rrezikojnë tashmë dënimin me burgim të përjetshëm. Në asnjë rast tjetër Prokuroria shqiptare nuk kishte ngritur akuzë ndaj shtetasve vendas duke i akuzuar për një vrasje masive me pasoja kaq të mëdha sa humbja e jetës së 26 personave. Në këtë mënyrë, dosja "Gërdeci" bëhet precedenti i parë i kësaj natyre. Akuzat e reja të Prokurorisë së Përgjithshme ndaj të arrestuarve për tragjedinë e Gërdecit erdhën pas një periudhe intensive hetimesh të mbyllura për median dhe publikun ccka në fakt krjoi idenë se Prokuroria nuk ishte angazhuar në hetimin e kësaj ngjarje. Megjithatë burimet e Prokurorisë së Përgjithshme siguruan dje se qëndrimi i organit të akuzës për këtë ngjarje të rëndë do të jetë në nivelin që caktojnë ligjet dhe Kushtetuta e vendit.       t.s

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›