E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzohej për tentativëvrasje, vetëdorëzohet në polici



Gjykata e Durrësit ka vendosur si masë sigurie atë të “Arrestit me Burg” për Arjal Porjen, 26-vjeç. Personi në fjalë banues në lagjen nr. 15 Durrës, student, është vetëdorëzuar në polici dje pasdite pasi në ngarkim të tij rëndonin akuzat “Vrasje me paramendim mbetur në tentativë” të kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”. Sipas burimeve hetimore Arjal Porja ishte shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit pasi në datën 27.03.2009 ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit Sokol Seitaj ku dhe ky i shpallur në kërkim nga policia.

Shkodër

Përpiqet të rregullojë çatinë, bie dhe vdes 57-vjeçari

Përpjekja për të rregulluar çatinë e një banese dykatëshe, ishte fatale për një 57 vjeçar, i cili humbi jetën pasi ra nga lartësia me pasojë marrjen e plagëve të rënda. Policia informoi se viktima është Rifat Basha, lindur në fshatin Kullaj, Komuna Gruemirë, në Malësi të Madhe dhe banues në lagjen “Guerile” të qytetit Shkodër. Në vendngjarje, dëshmitarët i thanë grupit hetimor të policisë, se 57-vjeçari ka vdekur si pasoje e rrëzimit nga lartësia. Policia tha se viktima ka qenë duke punuar për rregullimin e çatisë së banesës dhe dyshohet se nga pakujdesia ka rrëshqitur duke rënë poshtë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Durrës

Mungon ura, banorët e Gjipalajt të izoluar

Ndërtimi i një ure të re në komunën Gjipalaj në Durrës lë të bllokuar me mijëra banore të zonës. Ende pa u ndërtuar ura e re është shembur e vjetra. Banoret e zonës detyrohen të kalojnë në ujërat e lumit që ndan fshatrat në mes dhe kërkojnë që sa më shpejt të vendoset një urë provizore në mënyrë që afrimi i stinës së reshjeve të mos i gjejë serish duke kaluar në lumë. Ura e vjetër është shembur në mënyrë të kontrolluar gjatë punimeve për urën e re, por nuk është menduar për banorët e zonës. Banoret janë të shqetësuar edhe për ujin e pijshëm se u është prerë tubacioni i ujësjellësit.

9 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›