Akuzohen për prostitucion, arrestohen tre persona
Autori i Lajmit: Redaksia
Arrestohen tre persona nga Policia e Tiranës të cilët mbaheshin nën hetim prej disa muajsh, të akuzuar për prostitucion dhe mbajtje ambientesh për prostitucion. Kujtim Hoxhaj, 59 vjeç dhe Mihase Toska, 57 vjeçe, të dy banues në Tiranë u arrestuan dy ditë më parë nga Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Tiranës. Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës pohuan dje se personi i tretë i arrestuar quhet Xhuljeta Behaj, 28 vjeçe, banuese në Selenicë Vlorë, e dënuar më parë për veprën penale të prostitucionit. Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se Kujtim Hoxha dhe Mihase Toska bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë shfrytëzuar në banesën e tyre për qëllime prostitucioni 28- vjeçaren nga Vlora. Hetimet ndaj personave të arrestuar kishin filluar që në vitin 2009 dhe ndaj tyre ishte regjistruar procedimi penal me numër 3438. Policia ka ushtruar kontroll në banesat e të ndaluarve dhe si provë materiale ka sekuestruar shumë e parave prej 130 000 lekësh dhe 3 telefona celularë. Lidhur me aktivitetin e të arrestuarve do të hetojë edhe Prokuroria e Tiranës për veprat penale të shfrytëzimit të prostitucionit, mbajtje e ambienteve për prostitucion dhe prostitucion
Ky lajm është publikuar: 23/02/2010