E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzohet për rrëmbimin e një vajze, hetohet

Elbasan- Akuzohet se ka rrëmbyer një vajzë me makinë, pa dëshirën e saj dhe pas denoncimit të bërë po ndiqet penalisht. Sipas policisë, në hetim është vënë një 39-vjeçar, Astrit Xh., me banim në fshatin Shtërmen të Elbasanit.

Burime nga policia e Elbasanit bëjnë të ditur se çështja penale në ngarkim të 39-vjeçarit ka nisur pasi me mjetin e tij me targa të huaja ka marrrë vajzën 21 vjeçare E.T jasht dëshirës së saj dhe ka përshkruar rrugën nga Gramshi deri në Qerret.

Kur ky shtetas ka menduar se vajza nuk mund të largohej, ka ndalur automjetin dhe ka dalë të bëjë një telefonatë. Në këtë moment vajza ka përfituar për t’u larguar dhe më pas ka shkuar në polici ku edhe ka bërë denoncimin e saj.

Pas denoncimit, policia ka nisur punën duke bërë shoqërimin e të akuzuarit, dhe marrjen në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›