E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, ndjekje penale për bizneset debitore

Vlorë- Mosshlyerja e detyrimeve dërgon për ndjekje penale 19 subjekte në Vlorë, ndërkohë që për shumë të tjerë po bëhen gati dosjet për procedime.

Sipas burimeve nga zyra e tatimeve në këtë qytet mësohetse neglizhenca ndaj shlyerjes së detyrimeve nuk do të nënkuptojë më vetëm bllokimet, por deri edhe përballje me drejtësinë.

Sipas statistikave, në zyrën e tatimeve janë 300 subjekte fizike që nuk kanë licenca, ndërkohë që afati i licencimit ka kaluar që prej muajit mars. “Me detyrime pranë tatimorëve janë edhe subjekte juridike, në total 110 edhe këto mospaguese të taksave dhe detyrimeve vendore”- thonë burimet pranë kësaj zyre.

Gjithsesi numri jo i paktë i njësive që rezultojnë të parregullt, tashmë do u nënshtrohet penalizimeve. Për 87 subjekte juridikë ka dalë vendimi i bllokimit të llogarive bankare, në shumën që i detyrohen njësisë së vendorit. Për pjesën tjetër po bëhen procedurat përkatëse.

Ligji për procedurat tatimore ka një nen që përcakton edhe veprat penale dhe një ndër to është bërja e evazionit fiskal me dashje, akt ky që klasifikohet te veprat penale.

Subjekte të tillë mësohet se do i kalojnë sektorit juridik dhe pastaj do të shkojnë në prokurori, teksa vijon puna për bllokimin e subjekteve të palicensuara. Për javën në vijim mësohen të jenë bërë gati 35 urdhra bllokimi. Ndër to janë njësi që ushtrojnë aktivitet në tregëti me pakicë, bare, apo lojra fati.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›