Akuzohet për vrasjen e 53-vjeçarit në Korçë, arrestohet
Korçë- Policia e Korçës ka vënë në pranga një 21-vjeçar, të akuzuar si autor të vrasjes së 53-vjeçarit nga fshati Rehovë, i cili u gjet i vdekur dje në banesën e tij.
Të dhënat e fundit treguan se ai nuk kishte pësuar vdekje të natyrshme por ishte vrarë. Ps përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore, policia u vu në hetim dhe arrestoi shtetasin
Zalo Zite. I riu, i shoqëruar në komisariat mësohet se nuk e ka pranuar vrasjen, ndërkohë që policia ende nuk di të thotë asgjë për arsyet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Viktima Zenuni banor i fshatit Rehovë të Korçës u gjetur i vdekur në mesditë, i përgjakur në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit. Ai jetonte i vetëm, pasi ishte i divorcuar me gruan, e cila jetonte së bashku me fëmijët në një tjetër shtëpi.