E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti, mesazh urimi për besimtarët myslimanë

Tiranë- Presidenti i republikës, Bamir Topi ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Sipas tij, në këtë ditë të obligimit dhe sakrificës duhet të tregojmë më shumë vëmendje për personat më në nevojë dhe të forcojmë vlerat më humane të unitetit, tolerancës, forcës, vëllazërimit dhe bashkëjetësës, cilësi të çmuara të popullit tonë

“Uroj që kjo ditë e sakrificës dhe e ngadhënjimit të devotshmërisë ndaj egoizmit t’ju ketë gjetur më të bindur në ndjenjat e solidaritetit njerëzor, më të devotshëm, më të përkushtuar për të punuar për të ardhmen e familjeve tuaja dhe të atdheut tonë”- iu drejtua ai përmes një mesazhi urimi besimtarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›