E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestimi i agjentëve, Çitaku: Si kërkojmë falje Gjermanisë

Qeveria e Kosovës shpreh keqardhje për rrethanat në të cilat u arrestuan tre agjentët gjerman në Kosovë por nuk do të kërkoj falje për arrestimin.

Zv/ministrja e Jashtme, Vlora Çitaku në një intervistë për të përjavshmen gjermane Welt am Sonntag, ka thënë se arrestimi ka qenë vërtet një "incident fatkeq".

Megjithatë sipas saj, qeveria e Kosovës nuk do të kërkojë falje duke shtuar se "nuk kemi të bëjmë asgjë me këtë" pasi edhe nëse është bërë ndonjë gabim "nuk ka qenë faji i qeverisë së Kosovës".

Çitaku përjashton mundësinë që "lojtarë tjerë të rajonit" të kenë pasur interesim të destabilizojnë raportet midis Kosovës dhe Gjermanisë.

"As shpërthimi me bombë e as zhvillimet pastaj nuk kanë qenë në interes tonin", ka thënë Çitaku.

Tre pjesëtarë të shërbimit sekret gjerman u arrestuan pas shpërthimit të një bombe në selinë e EULEX-it në Prishtinë. Ata u liruan me kusht nga gjykatës ndërkombëtarë, përderisa mediat raportonin për presion të qeverisë gjermane ndaj Prishtinës zyrtare për lirimin e tyre. /Radio Evropa e Lirë/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›