E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzohet per vrasjen e burrit, prokurori kerkon 6 vjet burg

Tirane- Prokuroria e Tiranes ka kerkuar dje, denimin me 6 vjet burg per te pandehuren Vitore Doda. Prokurori i ceshtjes, Ervin Karanxha kerkoi deklarimin fajtore te te pandehures, per vepren penale te "vrasjes ne kushte te tronditjes se forte psikike". Sipas perfaqesuesit te akuzes, e pandehura kishte dy jave qe ishte martuar me viktimen Doda, 40 vjec, i cili kishte braktisur gruan se bashku me tre femije, ndersa kishte marre te pandehuren dhe jetonte ne banesen e tij, qe ndodhet ne afersi te Bregut te Lumit, Tirane. Dy jave pas marteses, viktima mesohet se ka perzene te pandehuren nga banesa. Kjo e fundit se bashku me prinderit e saj, kishte shkuar qe te merrte sendet e saj personale. "Viktima Marash Doda, ka sulmuar prinderit e te pandehures. Pasi i ka shtyre, ai ka goditur te atin e saj. E pandehura e ndodhur ne keto kushte ka nxjerre nga canta nje bicak, i cili nuk permbush cilesite e nje arme te ftohte, dhe e ka goditur ate disa here duke i shkaktuar vdekjen", ka deklaruar dje prokurori Ervin Karanxha. Perfaqesuesi i akuzes ka bere me dije se viktima, tre dite para se te ndodhte ngjarja pra me daten 25 gusht te vitit te kaluar, ishte zene me te motren e tij, Luljeten duke e qelluar me sepate ne koke. Luljeta e kishte denoncuar edhe ne polici kete ngjarje. Prokurori i sqaroi trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtarja Shefkie Demiraj, se viktima kishte pasur edhe here te tjera shenja revoltimi dhe dhune. Me tej akuza ka shpjeguar se e pandehura e ka kryer krimin e saj ne kushtet e tronditjes psikike, madje pas krimit ajo eshte vetedorezuar ne polici, duke treguar te gjithe ngjarje. Ne seancen e radhes, e pandehura do te pergatise edhe konkluzionet e saj perfundimtare.

Pendesa

Prokurori i ceshtjes ka shpjeguar se e pandehura, e ka pranuar autoresine e krimit qe ne momentet e para, duke dhene shpjegime sa here qe eshte pyetur. Ajo mesohet te jete penduar per krimin qe ka kryer, per kete fakt ka pranuar qe te gjykohet ashtu sic jane aktet e dosjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›