E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Ittihad në kërkim të Ronaldos

Skuadra e pasur nga Arabia Saudite, Al Ittihad, i ka bërë një ofertë sulmuesit brazilian të Real Madridit, Ronaldo, kanë raportuar të mërkurën mediat spanjolle. E përditshmja sportive "AS" shkruan se klubi arab ka ofruar 20 milionë euro për të bërë të vetin golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave në kampionatet botërore i cili nuk është i preferuar nga trajneri aktual i Realit, italiani Fabio Capello.
Bhë syrtar i sjuadrës Al Ittihad ka konfirmuar se ata janë duke u interesuar për 30-vjecarin të cilit kanë ndërmend t'i ofrojnë një kontratë trevjecare.
"Për momentin jemi duke pritur për një përgjigje nga klubi spanjoll", ka thënë zyrtari. Ai ka shtuar se Al-Ittihad i ofron Realit shtatë milionë dollarë, ndërsa Ronaldos 18 milionë për qëndrimin e tij trevjecar në Arabinë Saudite.
Ish-kampionët e Azisë, Al Ittihad, javën e kaluar kanë nënshkruar kontratën me veteranin portugez, Figo, i cili do t'i bashkohet arabëve që prej muajit qershor dhe do të përfitojë 4.5 milionë euro për një vit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›