E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa e Pejes, kampioni qe po "vidhet"

Nga Ejup Llumnica
Duke pare qe eshte rrezikuar dukshem qe ne edicionin pranveror te hyje me nje skuader te pergjysmuar nga ajo e stinoir pranveror, per shkak te largimit te futbollisteve kyq te saj neper klube jashte Kosove, kryesisht ne Shqiperi, kampioni aktual ka reaguar ashper duke kerkuar edhe perkrahjen e Federates se Futbollit te Kosoves, qe kjo dukuri e cila eshte duke e demtuar rend kete skuader mjaft mire te organizuar. Ky ka qene edhe shkaku qe kryesia e Beses te leshoj nje komunikate "Kryesia e K.F.Besa" në takimin e mbajtur më datë 09.01.2007 ka shqyrtuar rrjedhën e afatit kalimtar si dhe përgatitjet për sezonin pranveror 2007. Kryesia e K.F.,,Besa" ka vlerësuar se Besa në këtë afat kalimtar është jashtëzakonisht e rrezikuar nga tendencat e ,,Menaxherëve" dhe nga klubet e Shqipërisë të cilët duke mos respektuar aktet normative të UEFA-s e FIFA-s por edhe marrëveshjen mes dy federatave të Futbollit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë kontaktojnë dhe angazhojnë lojtarët e Besës dhe klubeve tjera të Kosovës. Kryesia e K.F.,,Besa" ripohon se të gjithë lojtarët e Besës kanë kontrata të vlefshme me klubin deri në përfundim të sezonit 2006/2007, dhe se KF Besa asnjë lojtar nuk e ka hedhur në transfer listë, dhe për asnjë lojtar nuk do të bisedojë dhe nuk do të jep pëlqimin për të kaluar në radhët e klubeve tjera. Ky vendim i kryesisë së klubit mbështetet tek objektivat e klubit të përcaktuara që në fillim të kampionatit për të mbrojtur titullin e kampionit dhe për të fituar edhe kupën e Kosovës. K.F.,,Besa" ju bënë thirrje menaxherëve, klubeve të Shqipërisë, zyrtarëve të Federatës së Futbollit të Kosovës, dhe sidomos Federatës Shqiptare të Futbollit që të respektojnë rregullativat e UEFA-s dhe të FIFA-s për kalimin e lojtarëve nga një klub në një klub tjetër, sepse ata duhet ta ndihmojnë e jo ta shkatërrojnë futbollin e Kosovës në situatën në të cilën gjendet i papranuar nga mekanizmat ndërkombëtar. Klubi Futbollistik ,,Besa" siguron gjithë simpatizuesit e vet dhe adhuruesit e futbollit se me ngulmë do të kërkojë mbrojtjen e të drejtave të veta kudo që të jetë nevoja në përputhje me rregullativën vendore dhe ndërkombëtare. Kryesia e klubit ka vendosur që përgatitjet për sezonin pranveror të fillojnë sipas kërkesës së Shtabit Teknik më 15 janar, ndërsa që po ashtu është aprovuar kërkesa që përgatitjet në fazën e dytë të zhvillohen në Ulqin rreth fundit të muajit shkurt", thuhet ne komunikaten e KF Besa nga Peja

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›