Njazi Kuqi nënshkruan për C-Z.Jena ne Bundesliga II

Sulmuesi kosovar, Njazi Kuqi, ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Bundesligës II të Gjermanisë, Carl-Zeiss Jena, bën të ditur faqja zyrtare e Jenas, të martën. 22-vjecari ka firmosur për një vit e gjysmë dhe do të qëndrojë te Jena deri në verë të vitit 2008. Kosovari është testuar në këtë skuadër javë më parë. Kuqi ishte zgjedhja më e mirë për sulmin e Jenas. Ai ka marrë vlerësim të lartë edhe nga Heiko Weber dhe zyrtarët e klubit gjerman.
"Kuqi ka lënë përshtypje të mira gjatë testit. Ai është mjaft i fuqishëm dhe i saktë me kokë. Na është nevojitur një futbollist i tillë", - ka deklaruar drejtori sportiv i Jenas, Olaf Holetschek.
Sulmuesi me pasaportë finlandeze së fundmi ka qenë i aktivizuar në skuadrën e Ligës së Parë të Holandës, Groningen, por është larguar nga ky ekip për shkak të disa zënkave mes tij dhe shokëve të skuadrës. Në të kaluarën ai ka luajtur edhe te Birmingëm Siti, derisa kjo skuadër bënte pjesë në Premier.
Jetmir Halilaj