Al Kaeda, Obamës: Kthehu në mysliman dhe tërhiq trupat nga Iraku
Bagdag- Nuk vonoi shumë edhe mesazhi i terroristëve për kreun e Shtëpisë së Bardhë, mbërriti. Pas mesazheve përshëndetëse të liderve botërore, Presidentit të ri të SHBA-së, Barak Obama i vjen një mesazh nga Al Kaeda. Ata hodhën në internet një mesazh zanor ku kërkojnë që SHBA të terheqë trupat dhe mos hyjë kurrë më në tokën islame. Madje në këtë mesazh vjen edhe një tjrrije absurde që Obama të kthehet në myslyman.
Ky mesazh doli sot në internet nga Al Kaeda në Irak, ai kërcënon shefin e ri të Shtëpisë së Bardhë dhe aleatët e tij kristian. “Kthehu në myslyman”. Pas një heshje të gjatë eksponentë të Al Kaedës janë shprehur përmes një mesazhi audiu që zgjat 23 minuta ku thuhet se ”amerikani të terheqë trupat nga vendi ynë dhe të mos shkelë kurrë më në tokën tonë”. Mesazhi mban firmën e shtetit islamik iraken, një celulë e Al Kaedës. Aty flet pikërisht Abu Omar nga Bagdadi.
Titulli është i qartë “Mesazh për drejtuesin e Shtëpsë së Bardhë” dhe thuhet se këtë mesazh po ia drejton Abu Omar, Emirat i shtetit islamik irakian për të riun e Shtëpisë së Bardhë ose ndryshe siç e quajnë ushtarët e Al kaedës, kapoja i shtetit kristian. Për liderin e rrjetit terrorist klasa politike italiane është në vështirësi sepse duhet të jetë koshient sepse guerreja jonë kontrollon vendet islamike.