E Hënë, 2 Nëntor 2026

Greqia një burg për emigrantët, nga mungesa e rregullave të BE-së

Greqi-“Është e vështirë të besosh se si turma emigrantësh vijnë për një jetë më të mirë dhe nuk arijnë të përshtaten” tha Anna Romeou, shefe e një hoteli në Patmos, Greqi.

Ndërsa shtoi se “qytetaria është shkelur, sepse ne kemi vetëm një doktor në ishull dhe 400 emigrant ilegal për metër katror”.

Shtimi i krimit dhe abuzimi me drogën ka marrë gjallëri nga grupet e popullsisë emigrante në qendër të Athinës. Rasti i fundit ishte mes grupeve rivale, gangot afrikanë që u therrën me thika në gusht dhe zunë titutj kryesor të gazetave.

“Tani që ekonomia europiane është në rënie është e qartë se konkurenca mes një punëtori të kualifikuar vendas dhe një emigranti të paligjshëm është më e fortë dhe më e pandershme”, u shpreh Baldëin-Edëards. "Gjërat po shkojnë vërtet keq”, shtoi ai.

Kryeministri Kosta Karamanlis ka apeluar për Greqinë në Komisonin Europian për moshyrjen e emigrantëve të palishgjëm por i mbetet drejtuesit të çdo qeverie për të vendosur për vendin e tij. Numri më i madh i refugjatëve që depërtojnë në vendet e BE-së hyjnë nga kufinjtë e Greqisë dhe Italisë.

Ky është një problem për shtetet që kanë kufinj të jashtëm, tha Yiorgos Tsarbopoulos, drejtues i UNIFEC në Greqi,  ndërsa shtoi se “ky nuk është solidariteti europian”.

Me një rritje të shkallës së papunësisë në zonën euro dhe me një të pestat e grekëve qe jetojnë në varfëri , qeveria ka vënë gishin mbi forcimin e ligjeve për emigracionin, tha Tsarbopoulos.

“E pamundur të përballojë, Greqia ka thyer Konvetën e Gjenovas për pranimin e azilantëve që vijnë nga zona si Afganistani”, tha zëdhënësi i qeverisë së Greqisë.

“Emigrantët që punojnë në Greqi janë aktivë në punë si në Turizëm , Ndërtim, dhe Agrokultutë” tha një drejtuese e Bankës Greke. Ato tani përbëjnë 15 për qind të punëtortëve në Greqi.

Emigrantët si hije. Kështu quhen në Greqi emigrantët pa dokumenta. Edhe pse ka pasur dhjetra vrasje në kufi, ende emigrantët tentojnë çdo ditë Greqinë. Autoritet kanë vrarë më shumë 80 persona që nga viti 1994 në kufi, 4 prej tyre janë vrarë që nga shtatori e deri tani.”Njerëzit janë duke u sjellur si hije. Ata nuk ekzisotojnë si shtetas por ata janë këtu”, tha përfaqësuesi i UNICEF, duke faktuar situatën kaotike të emigracionit në skajin jugor të Europës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›