E Diel, 1 Nëntor 2026

Slloveni, formohet qeveria e re, 4 parti në koalicion

Ljubjanë- Katër parti sllovene me orientim të majtë arritën mbrëmë në Ljubjanë një marrëveshje për formimin e qeverisë së re, të udhëhequr nga lideri i Partisë Socialdemokrate (SD), Borut Pahor. Javën e kaluar presidenti, Danillo Turk, ia besoi Pahorit mandatin e krijimit të qeverisë së re, pasi partia e tij e re fitoi zgjedhjet parlamentare të 21 shtatorit.

Në pajtim me marrëveshjen e arritur mbrëmë, qeverinë e re sllovene do ta përbëjnë

socialdemokratët (SD), Partia Demokratike e pensionistëve në Slloveni (DeSUS) dhe dy parti të vogla liberale, ZAREZ-Politika e re dhe Demokracia Liberale e Sllovenisë (DLP).

Katër partitë kanë 50 vende në parlametin me 90 anëtarë, në Dhomën e Ulët të parlamentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›