E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëmbim plumbash në Shkodër, rëndë kalimtari

Shkodër- Persona të paidentifikuar kanë gjuajtur me armë nga një fuoristradë duke goditur dy mjete, por ende nuk dihet cila prej tyre ka qenë në shënjestër. Ndërkohë, ka marrë plagë të rëndë një qytetar i rastësishëm në vend ngjarje.

Skena horror ndodhi në orët e mesditës kur një automjet tip foristradë ngjyrë e gjelbërt duke dale nga Shkodra, sapo ka marrë kthesën prapa pikës së karburantuit ka hyrë në korsinë e rrugës, duke qëlluar mbi një automjet tip benz që lëvizte në korsinë tjetër të rrugës. Pas benzit ecte drejt qytetit të Shkodrës edhe makina e një banke që transporte para për në filialin e kësaj banke në Shkodër. Duke parë plumbat që vinin në drejtim të mjetit të tyre, policët e sigurisë kanë shkëmbyer zjarr mbi personat në fuoristradë.

Për pasojë, plumbat që akoma nuk dihet se mbi këtë ishin drejtuar, kanë plagosur rëndë 52- vjeçarin Hysen Tula, i cili kishte parkuar furgonin e tij pranë dyqanit dhe po shkarkonte mallin. Ai ka marrë plagë të rënda dhe po i nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalin e Shkodrës.

Dy mjetet që mendohet se janë të përfshira në atentat janë larguar dhe akoma nuk dihet se kujt i përkasin. Ndërsa makina që transportonte paratë e bankës ka kryer proçedurat përkatëse të dorëzimit të parave dhe më pas është vënë në dispocion  të policisë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Nërsa efektivat e policisë private që shoqëronin makinën e bankës kanë marrë dëmtime të lehta nga ciflat e xhamave të thyer. Mbi makinën e bankës policia konstatoi 5 plumba dhe një xham të thyer.

Në vendngjarje ka një numër të madh gëzhojash , që nuk i përkasin një arme të vetme. Policia ende nuk konfirmon se kush ka qenë objekt i sulmit, ndërsa po punohet për gjetjen e autorëve dhe shkaqet e ngjarjes enigmatike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›