E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Kaeda, në krizë financiare

Al-Kaeda është përfshirë nga kriza më e rëndë financiare ndër vite, ndërsa financimi për talebanët është në lulëzim, bëhet e ditur nga zyrtarë të thesarit në SHBA. Eksperti që merret me çështjen e fnancimit të terrorizmit, David Cohen tha se al-Kaeda kishte bërë kërkesa disa herë për fonde gjatë këtij viti. "Ndikimi i rrjetit - dëmtuar nga përpjekjet e SHBA për të frenuar financimin - është zbehur", tha zyrtari. Ndërkohë talebanët, janë në gjendje më të mirë financiare, mbështetur nga lulëzimi i tregtisë së drogës në Afganistan, vijon më tej raporti i ekspertëve amerikanë. I dërguari i posaçëm i administratës amerikane në Afganistan, Richard Holbrooke, ka thënë se talibanët marrin gjithashtu pjesën më të madhe të financimit të tyre nga mirëbërësit privatë në Gjirin Persik.
Sipas Cohen, drejtuesit e al-Kaedës kanë paralajmëruar tashmë se mungesa e fondeve ka ndikuar edhe në rekrutimin e personave të tjerë apo edhe të trajnimit të tyre. "Ne vlerësojnë se al-Kaeda është në gjendje të dobët financiare , ndoshta më e rënda ndër vite, dhe si rezultat, ndikimi i këtij rrjeti terrorist është zbehur," citohet të ketë thënë Cohen nga Washingtoni. Por ai shtoi se organizata ka donatorë të shumtë që janë të gatshëm dhe të aftë të kontribuojnë që situate aktuale të përmbyset shumë shpejt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›