E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Kaeda “sulmon” avionin në Detroit, 260 pasagjerë në bord

 Al Kaeda është përpjekur të hedhë në erë një avion “Delta” në Detroit gjatë ditës së Krishtlindjeve, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka ndezur alarmin e sulmeve terroriste kundër tyre. Ekspertët anti-terrorizëm hedhin variantin e një komploti të ri ndërkombëtar, që nga Nigeria e luftërave civile mes kristianëve e myslimanëve deri në Jemen, parajsa e njerëzve të Bin Ladenit zgjatet deri në Amerikë dhe në Perëndim. Njeriu që tentoi atentatin ishte një 23- vjeçar nga Nigeria, Umar Farouk Abdulmutallab, i nisur nga Amsterdami. Kanë qenë pasagjerët e tjerë në bord që janë hedhur kundër tij në momentin që po tentonte të ndizte një mjet shpërthyes. Shtetet e Bashkuara u kanë kërkuar linjave ajrore që të operojnë në vend, për të shtrënguar masat e sigurisë, pas një tentative për të hedhur në erë një avion amerikan që udhëtonte nga Amsterdami drejt Detroitit. Autoritetet holandeze thanë se masat shtesë, që përfshijnë më shumë kontrolle në bagazhet e dorës, do të aplikohen në mbarë botën për një periudhë pa afat në mbarë botën. Të premten një pasagjer i një avioni të kompanisë ajrore “Delta” pretendohet se u përpoq të aktivizonte një lloj eksplozivi në kohën kur avioni po ulej mbi Detroit. Hetime për këtë rast po kryhen edhe në Britani nga Policia Metropolitane e Londrës. Autoritetet britanike thanë se po bashkëpunojnë me autoritetet amerikane rreth Abdul Farouk Abdulmutallab, personit që pretendohet se u përpoq të hidhte në erë avionin në ditën e Krishtlindjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›