Lirohet nga burgu ish-deputeti i PS
Fatos MahmutajLirohet nga burgu ish-kreu i Hipotekës së Durrësit, i dënuar për abuzime me trojet e tokës në Kavajë. Gjykata e Tiranës ka vendosur pak ditë më parë “qëndrim në shtëpi” për të dënuarin Alush Xhihani, nisur nga problemet familjare të tij. Burime nga procesi pohuan se ish-deputeti i PS-së, Alush Xhihani, ka paraqitur kërkesën për lirim në Gjykatën e Tiranës, për arsye familjare, në fillim të muajit nëntor. Rreth dy muaj më vonë, pas 4 seancash gjyqësore, gjyqtari i çështjes vendosi lirimin e të dënuarit nga qelia, duke pranuar kërkesën e të burgosurit për qëndrim në shtëpi, ku do të vazhdojë vuajtjen e dënimit. Në fakt ishte Shërbimi i Provës, në Ministrinë e Shëndetësisë, institucioni që mbështeti lirimin e tij dhe mori përsipër ndjekjen e procedurave të shlyerjes së dënimit nga i dënuari. Duke iu referuar informacioneve zyrtare nga Gjykata e Tiranës, çështja e Xhihanit mban nr.1672 dhe është në kategorinë e kërkesave penale. Ajo rezulton të jetë regjistruar më 5 nëntor 2009. Baza ligjore e çështjes është neni 59/a i ligjit të shërbimit të provës, ndërsa gjyqtari i çështjes është Sokol Tona, i cili ka vendosur pranimin e kërkesës së Alush Hixhanit, ish-deputetit të PS zona 33, Durrës, në periudhën 1997-2001. Vendimi i gjykatës është shpallur më 21 dhjetor 2009. Lirimi, ish-deputeti në provëDispozitivi i vendimit të gjykatës është: “Pranimi i kërkesës së kërkuesit Alush Fiqiri Xhihani. Vazhdimi i vuajtjes së dënimit të mbetur pa vuajtur, marrë prej kërkuesit me vendimin gjyqësor numër 602 datë 16 nëntor 2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ndryshuar me vendimin numër 396 datë 30 tetor 2008 të Gjykatës së Apelit Durrës, me qëndrimin e tij në shtëpi. Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm nga burgu, nëse ai nuk mbahet për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale, nëse ndaj tij nuk ka masë sigurimi tjetër dhe nëse ai nuk ka dënim tjetër të pa vuajtur. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit. Kundër vendimit lejohet ankim sipas ligjit në Gjykatën e Apelit Tiranë. U shpall sot në Tiranë më datë 21 dhjetor 2009”. Xhihani u vetëdorëzua në Policinë e Durrësit pas plot tre vitesh që ishte shpallur në kërkim nga drejtësia, ndërsa kishte marrë edhe dënimin e formës së prerë në mungesë. Ish-kreu i Hipotekës së Durrësit dhe ish-deputet i majtë, ishte shpallur në kërkim më 6 mars të vitit 2006, pasi akuzohej për vjedhje të kryer në bashkëpunim, falsifikim dokumentesh të kryer në bashkëpunim dhe shpërdorim detyre. Fillimisht, Gjykata e Durrësit e dënoi Xhihanin me katër vjet heqje lirie në mungesë, vendim të cilin Gjykata e Apelit më 30 tetor të 2008 e ka ulur në masën 2 vjet, duke i lënë akuzën për veprën penale “shpërdorim detyre” me vendimin numër 396 të datës 30 tetor 2008.Xhihani u dënua për kompensimin e një prone në një rreth tjetërTIRANE - Alush Xhihani, 45 vjeç, së bashku me tre ish-punonjës të tjerë të Hipotekës së Durrësit, Rezart Skrapari, Ilir Vogli dhe Ardian Lloshi, u akuzuan nga prokurorët e çështjes për abuzime me pronat. Në mars të vitit 2006 efektivat e Policisë së Durrësit arrestuan Skraparin, Voglin dhe Lloshin, ndërkohë që u shpall në kërkim Xhinani. Ish- kreu i Hipotekës u akuzua se në bashkëpunim me Skraparin, atëherë nënkryetar i Hipotekës, Vogli dhe Lloshi, kishin regjistruar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke prej 2800 metër katrorë, e cila ndodhet në territorin që i përket rrethit të Kavajës dhe për pasojë ishte kompetencë e Hipotekës së Kavajës. Prokuroria e Durrësit nxori mandat-arrestin për Xhihanin në mars 2006, ndërsa pohoi se pas denoncimeve të drejtuesve të rinj të Hipotekës në vitin 2006, trualli prej 2800 metra katrorë, i kompensuar personit Elton Dudi, i është shitur Adrian Lloshit dhe Ilir Voglit nga 1000 metra katrorë secilit. Prokuroria deklaroi atëherë se Lloshi është kunati i Xhihanit. Në pretencën e paraqitur në Gjykatën e Durrësit, Prokuroria kërkoi dënimin e Xhihanit me 15 vjet burg, por gjykata akordoi vetëm 4 vjet burg. Më pas Gjykata e Apelit, duke e shpallur fajtor vetëm për “shpërdorim detyre”, vendosi përfundimisht dënimin e ish-deputetit me 2 vjet burg. Gjykatat rrëzuan akuzat “vjedhje në bashkëpunim” dhe “falsifikim dokumentesh”, të cilat i kishte ngritur prokuroria ndaj 45-vjeçarit. fa.ma“Shërbimi i provës liroi 630 vetë”TIRANE - Ministri i Dre-jtësisë Bujar Nishani pohoi dy ditë më parë se 2009-a ka qenë vit i dinamikës dhe hapësirave të mjaft shërbimeve të reja, që sollën, kryesisht, jo vetëm në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, por edhe reformës në drejtësi në tërësi. “Dëshiroj të theksoj faktin e krijimit dhe funksionimin e Shërbimit të Provës, e cila ka të bëjë dhe me arritjen e disa standardeve Evropiane të pa aplikuara më parë nga Shqipëria. Janë gati 630 të dënuar, që për shkak të aplikimit të ligjit të shërbimit të provës dhe dënimeve alternative kanë përfituar dhe tashmë e kryejnë dënimin jashtë burgjeve. Nga ana tjetër aplikimi i këtij ligji ka sjellë lehtësimin e ambienteve, duke krijuar kushte lehtësuese për ata që ndodhen në qeli”, tha Nishani. f.m