Me vrap drejt Europës- Edhe në garë, politikanët të fundit drejt Europës
Share
Bashkimi Europian ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një aktivitet me moton Me vrap drejt Europës. Por, edhe në garë, politikanët kanë dalë të fundit. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, e ka lënë në mes garën, për të shkuar në mbledhjen e qeverisë. Ambasadori i BE-së, Etore Sekui, ka dalë i fundit.
I fundit ka dalë edhe Lulzim Basha, që edhe pse ishte një garë vrapi, ka qenë majë një biçiklete. Por, edhe me biçikletë ka përfunduar i fundit.


