E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Maliki fiton në zgjedhjet në Irak

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve lokale në Irak tregojnë se blloku i kryesuar nga kryeministri Nuri al Maliki ka shënuar fitore në zgjedhjet lokale. Koalicioni i tij Shteti Ligjor fitoi bindshëm në Bagdad dhe në qytetin e Basrës dhe doli si grupi më i madh në të gjitha provincat me shumicë shiite në jug të Irakut. Vëzhguesit thonë se partia e kryeministrit fitoi në zgjedhje pasi e e vuri theksin më shumë në linjën nacionaliste sesa në atë fetare. Ende priten rezultatet nga pjesë të tjera të Irakut. Në qytetin verior të Mosulit, një fraksioni sunit arriti të dalë përpara grupeve kurde në këto zgjedhje, duke vendosur një ekuilibër politik në këtë zonë ku sunitë përgjithësisht i kanë bojkotuar zgjedhjet e mëparshme. Komisioni Zgjedhor në irak thotë se po heton disa pretendime të palëve për parregullsi në zgjedhje dhe se rezultatet paraprake mund të ndryshojnë në varësi të këtyre ankimimeve. Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme. votimi i së shtunës u zhvillua përgjithësisht i qetë.

Email This Klikime: 13

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›