Në Shqipëri 96 persona të infektuar me A/H1N1
TIRANE-Arrin në 96 raste, numri i të prekurve me virusin e rrezikshëm të gripit, A/H1N1. Drejtori I Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero konfirmoi për TVNews24 se cdo ditë analizat vërtetojnë se 3 persona janë të infektuar me virusin e gripit të derrit. “vetëm për të shtunën e të dielën, u mësua se 20 raste të reja iu shtuan listës së personave të infektuar me A/H1N1. Analizat u bënë në laporatorin e Institutit të Shëndetit Publik”. Pipero theksoi se pacientët trajtohen në spitalin infektiv dhe vetëm njëri prej tyre në Sanatorium. Jatë këtij muaji janë shtuar dukshëm rastet me gripin e derrti në vendin tonë, por Ministria e Shëndetësisë theksoi se nuk është ende koha për të marrë masat esktreme, sic është mbyllja e shkollave dhe e kopshteve. “Nuk ka arsye për të mbyllur shkollat”, bëri të ditur Pipero.
Ndërkohë Klosi, si zona me më shumë të prekur nga ky virus deri tani, konfirmon sot 6 raste me virusin e gripit. Drejtori Ii Politikave të Shëndetësisë bëri të ditur se nga 10 mostrat e dërguara në laborator, 6 prej tyre rezultuan me A/H11.
Por, Pipero bëri të ditur se deri më tani nuk ka patur asnjë rast me gripin e derrave të identifikuara në shkolla. Deri më tani në Shqipëri bashkë me rastet e reja të kofnrimuara dy ditët e fundit janë identifikuar 96 persona të prekur nga A/H1N1. Shumica e tyre nuk kanë shfaqur komplikacione të rënda, por janë trajtuar e më pas janë shëruar.
(d.b/BalkanWeb)