E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Zgjedhjet në 5 njësitë plotësuan standardet

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim vlerësoi sot procesin zgjedhor të zhvilluar të dielën në pesë njësi vendore në vendin tonë.

Nënkryetari i kësaj partie, Edmond Haxhinasto tha se procesi zgjedhor u zhvillua i qetë dhe në përputhje të plotë me legjislacionin e vendit.

“Kam kënaqësinë të evidentoj se numri i votave të LSI-së në 5 njësitë ku u konkurrua shënoi dje një rritje prej 2.6 herësh, në krahasim me rezultatin e saj ne zgjedhjet e 28 qershorit. (1052 vota-2702 vota)”, theksoi Haxhinasto.

Sipas tij, kandidatët e LSI-së konkurruan me dinjitet e profesionalizëm duke zhvilluar një fushatë civile dhe duke paraqitur një alternativë mirëqeverisëse në të gjitha këto njësi. “Rezultati i 15 nëntorit pasqyroi gjithashtu se trendi i mbështetjes ndaj LSI-së është në rritje të dukshme. Ai reflekton edhe drejtësinë e vendimit të LSI-së për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike”, përfundoi numri dy i LSI-së.

Zgjedhjet e pjesshme në disa njësi vendore u realizuan më 15 Nëntor të këtij muaji pasi në zgjedhjet e 28 Qershorit, kryetarët e këtyre njësive u zgjodhën deputetë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›