Tirana riatdheson në Kinë supermashtruesin
PEKIN- Policia shqiptare ka riatdhesuar në Kinë të dyshuarin kryesor për mashtrime financiare në miliona dollarë. Lei Shen, i akuzuar për vjedhje me anë të mashtrimit të disa filialeve të bankave në shtetin kinez u arrestua më 19 qershor në aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza. Ai u prangos në momentin kur po kryente veprimet për të udhëtuar në drejtim të shtetit Italian me linjen ajrore Alitalia.
Në momentin e arrestimit policia shqiptare tha se 35- vjeçari, duke qenë me detyrë menaxher shërbimi në degën "Gaoxin" të bankës së Kinës, kishte mundur që të fitonte miliona dollarë duke falsifikuar dokumentacionin dhe më pas ishte larguar pa lënë gjurmë.
Interpoli kinez kishte lëshuar një urdhërarrest ndaj Lei Shen menjëherë sapo ai ishte larguar nga Kina.
Ministri i Sigurisë Publike në Kinë konfirmoi sot se riatdhesimin e shtetasit Shen Lei nga Tirana më 15 tetor, pikërisht 4 muaj pas prangosjes së tij. 35 akuzohet për mashtrimin në vlerën e 15 milionë dollarëve, (100 milionë yuan)
Policia e qytetit kinez Hangzhou e cilësonte 35 vjecarin si të dyshuarin kryesor në rastet e mashtrimeve më të mëdha financiare, për të cilat kishte nisur hetimi në maj të këtij viti.
Në faqen online të Minsitrisë së Sigurisë Publike kineze shkruhet se arrestimi i Shen është një sukses tjetër i policisë kineze, në bashkëpunim me policinë europiane.
(s.g/Xinhua/BalkanWeb)